Adrian Bajrami do të jetë lojtar i Benfikës edhe për dy sezonet e ardhshme. Klubi portugez beson te 21-vjeçari shqiptar, me të cilin ka zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2026.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare në “Twitter”. Tanimë Bajrami është pjesë e ekipit B, të cilin e udhëheq me shiritin e kapitenit në ligën e dytë të Portugalisë.
Lojtari i Kombëtares shqiptare ka bindur drejtuesit me aftësitë e shfaqura në fushë dhe me shumë mundësi do të vijë edhe debutimi me ekipin e parë në elitën e kampionatit portugez.
Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqipëri, emigrimi…
Këtë të premte, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të…
Dashi Neptuni do ua qartësojë mendimet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do reflektoni edhe për disa gabime…
Këngëtarja Bleona Qerreti ishte e ftuar në emisionin "Top Story" ku rrëfeu për jetën e saj, ish-partnerin dhe jetën amerikane.…
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.…
Është zbardhur dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut, Mirzeta Kashnica në SPAK, e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm…