sport

2016 shkruan histori, 2025 rrezikon “tragjedi” – Leicester drejt falimentimit

E ardhmja e Leicester City është më e pasigurt se kurrë, pasi pronarët tajlandezë të klubit përballen me kolaps të mundshëm financiar. Sipas The Sun, presidenti i klubit, Aiyawatt “Top” Srivaddhanaprabha, ka dhënë dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i kompanisë King Power, e cila po përjeton humbje të mëdha dhe rrezikon të shembet.

Presidenti Top do të mbajë tani një rol të ri si “kryetar ekzekutiv i grupit”, me fokus në strategjinë e përgjithshme të kompanisë, por kjo lëvizje e ndërlikon më tej gjendjen financiare të Leicesterit.

Klubi, që sezonin e kaluar ra nga Liag Premier, rrezikon edhe zbritje pikësh në Championship, për shkak të shkeljes së rregullave të qëndrueshmërisë financiare (PSR).

Nga lavdia e 2016 në rrënim

Aiyawatt “Top” mori drejtimin pas vdekjes tragjike të babait të tij, Vichai Srivaddhanaprabha, në aksidentin me helikopter më 2018.

Vichai kishte qenë në krye të klubit që nga viti 2010 dhe ishte njeriu që e udhëhoqi Leicesterin drejt titullit historik të Ligës Premier në vitin 2016.

Pas rënies nga elita në vitin 2023, Top financoi rikthimin e skuadrës në Ligën Premier, por Leicester ra sërish në sezonin 2024/25, nën drejtimin e Ruud van Nistelrooy, i cili zëvendësoi Steve Cooperin.

King Power drejt falimentimit

Problemet financiare nuk kufizohen vetëm te futbolli. King Power, kompania që ka pasur monopolin e shitjeve pa taksa në aeroportet e Tajlandës për mbi 30 vjet, tani po kërkon rinegociim të kontratave në katër aeroportet kryesore të vendit.

Ata i kanë kërkuar autoritetit aeroportual të Tajlandës (AOT) heqjen e qirave, kërkesë që është refuzuar për shkak të humbjeve të mëdha që do të shkaktonte: mbi 526 milionë euro.

Shefi i ri i King Power, Nitinai Sirismatthakarn, e përshkroi situatën si dramatike: “Është si një pacient që mbijeton me oksigjen. Ne kërkuam që AOT të na heqë oksigjenin, sepse nuk mund ta durojmë më”.

Sipas tij, në lojë janë 7,000 vende pune, të cilat janë aktualisht në rrezik.

E ardhmja e klubit në rrezik

Përveç problemeve financiare të pronarëve, Leicesteri pritet të ndahet edhe nga trajneri Van Nistelrooy, ndërsa në horizont shfaqet një tjetër goditje – dënimi për shkelje financiare, që mund të çojë në ndëshkime serioze për klubin në Championship.

Nga triumfi legjendar në Ligën Premier në vitin 2016, ndaj Manchester Cityt, Arsenalit dhe Tottenhamit, Leicesteri tani përballet me një krizë ekzistenciale.

E ardhmja e klubit është më e pasigurt se kurrë.

të fundit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat ndaluese për Belinda Ballukun

Këtë të enjte 18 dhjetor 2025, Apeli i GJKKO, ka lënë në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë…

12 minutes ago

Loredana Brati thyen heshtjen pas fotove me Jozin që pushtuan rrjetin!

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, ka reaguar pas shpërndarjes së disa fotove që po bëjnë xhiron…

22 minutes ago

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar të mërkurën, 17 dhjetor, se Izraeli ka miratuar marrëveshjen më të madhe të gazit…

25 minutes ago

E papritur për Anis Mehmetin, kërkohet me ngulm nga trajneri i njohur që fitoi Champions-in me Liverpulin

Anis Mehmeti, është objektivi kryesor i Panathinaikosit për verën e ardhshme, siç është raportuar këtë javë në Greqi. Një destinacion…

27 minutes ago

Britania e Madhe ndërton sistemin e mbrojtjes “Kupola e Hekurt” për t’u përballur me kërcënimin rus

Britania e Madhe po ndërton mburojën raketore “Kupola e Hekurt” për t’iu përgjigjur kërcënimeve në rritje ruse, njoftoi dje në…

36 minutes ago

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ka depozituar sot për marrjen e masave disiplinore pas incidenteve të ndodhura në nisje dhe…

54 minutes ago