Alejandro Garnacho duket se është personi më i vështirë në botë për të zgjedhur mes Ronaldos dhe Messit.
Në fund të fundit, ai luan me të dyja, kombëtaren e Argjentinës dhe Man United.
Në mars, 17-vjeçari Garnacho, i cili më parë nuk kishte luajtur asnjë ndeshje për kombëtaren e Argjentinës, u thirr dhe u gëzua në stërvitje me Leo Messin.
Garnacho ka postuar këtë foto dhe ka shkruar: “Ëndrrat bëhen vërtet realitet”.
Por heroi i FA Youth Cup mësoi shumë edhe nga Ronaldo, festën “SIUUU” të të cilit e kopjoi në finale kundër Nottingham Forest.
Garnacho ka 7 gola dhe 3 asistime në 6 ndeshje të Kupës së të Rinjve, ai u bë golashënuesi më i mirë, asistuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i sezonit në akademinë e Manchester United.
Kur Ronaldo shënoi një hat-trick kundër Norwich në prill, ai ia dha topin Garnachos.
Ai ka postuar një foto dhe ka shkruar: “Më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave… Ëndërroni djem të mëdhenj”. /albeu.com/
Garnacho është një 17-vjeçar jashtëzakonisht i talentuar, i cili vlerësohet shumë nga Manchester United. Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë kundër Chelsea në prill dhe u raportua se Djajtë e Kuq donin t’i jepnin atij një marrëveshje gjashtëvjeçare. /albeu.com/
Ditën e sotme, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në GJKKO për seancën paraprake të dosjes “Meta”,…
Largohet nga drejtimi i ish-Sanatoriumit Silva Bala. Bëhet me dije se “Shefqet Ndroqi”, do të drejtohet nga Elisabeta Treska. Ndërkohë, …
Në prag të protestës së Partisë Demokratike, e cila do të zhvillohet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë, autoritetet kanë…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Cava dei Tirreni në jug të Italisë, ku një grua 40-vjeçare u vra brutalisht…
Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, janë konfiskuar mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i akuzuar dhe deklaruar…
Reperja e famshme Nicki Minaj bëri një paraqitje surprizë të dielën në një tubim konservatorësh në Arizona, të organizuar nga…