sport

17-vjeçarët e Shqipërisë barazojnë pa gola në miqësoren me Maqedoninë e Veriut

Shqipëria U-17 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-17, të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Një ndeshje që u mbyll në barazim 0-0, ndërkohë që pas dy ditësh të dyja skuadrat do të përballen në miqësoren e dytë të programuar për t’u luajtur po në Elbasan.

Trajneri Ardi Behari në premierën e tij me Kombëtaren U-17 hodhi në fushë këtë formacion titullar: Leonard Kolgecaj, Enea Elmazi, Kris Gecaj, Renato Halili, Davide Avdullari, Matia Huqi, Ergis Arifi, Matteo Dashi, Tedi Malaj, Oresti Rifa, Matias Gici.

Të lidhura

None found

Pjesa e parë ka qenë mjaft e luftuar me të dyja skuadrat që janë përpjekur të zhbllokojnë rezultatin, duke krijuar raste për shënim. Kombëtarja kuqezi ka provuar disa herë e sulmuesit Malaj, Gici apo edhe me Rifën të gjejë golit, por pa sukses.

Edhe pjesa e dytë nis me të njëjta ritme, teksa në minutën e 56-të Maqedonia e Veriut arrin të shënojë, por sulmuesi Loki ishte në pozicion jashtë loje dhe goli anulohet.

Trajneri Ardi Behari bën disa zëvendësime për të freskuar forcat në fushë duke aktivizuar fillimisht lojtarët Luis Rrapushaj, Jetmir Laze dhe Emiljano Mihana. Në minutën e 73-të Kris Gecaj i afrohet golit kur gjuan me kokë pas një goditje këndi me topin që kalon pak mbi traversë.

Dy minuta më vonë është Mihana që tenton me një gjuajtje nga e majta pa sukses. Deri në fund të dyja skuadrat vazhdojnë të kërkojnë golin, teksa deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe sfida mbyllet në barazim 0-0.

të fundit

Lutfi Dalipi rrëfen për formën, rekordin e asistimeve dhe të ardhmen e tij ndërkombëtare

Mesfushori shqiptar, Lutfi Dalipi e ka pushtuar Superligën e Zvicrës me një stuhi të madhe. Ai ka folur gjerë e…

1 minute ago

SPERTK calls for RTK employees to be included in the 13th salary: Equal treatment must be guaranteed

Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPERTK0 i ka bërë thirrje Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere që ta trajtojë me…

2 minutes ago

Islami: Serbia is behind the terrorist acts in Banjska and against the Ibër-Lepenc canal

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka akuzuar Serbinë për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë dhe në sulmin…

2 minutes ago

The trial of Gazmend Selimi over the killing of Dardan Gashi in Lipjan continues

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi ndaj Gazmend Selimit, i akuzuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, në…

3 minutes ago

Italy approves tougher measures after unrest: parents may pay for their children’s damage and penalties increase for covering faces

Qeveria italiane ka miratuar një paketë të re masash për të frenuar dhunën gjatë protestave kundër rritjes së kostos së…

4 minutes ago

Student revolt over Rama’s departure, German MEP: Corruption concerns affect European integration

Me anë të një postimi ne X, Eurodeputeti gjerman Michael Gahler, zëdhënës për politikën e jashtme i Grupit të Partisë…

5 minutes ago