sport

13 ndeshje pa fitore, Kukësi kërkon “kokën” e Teutës për mbijetesën

Teuta – Kukësi do të jetë një nga sfidat më të luftuara në javën e 24-të. Një duel direkt për mbijetesën në Superiore, teksa të dyja ekipet ndajnë mes tyre vendet e fundit në klasifikim.

Verilindorët po kalojnë një moment të vështirë në kampionat, teksa në 13 ndeshje nuk ia kanë dalë dot të shkojnë të fitorja. Këto rezultate kanë bërë që skuadra e Kukësit të renditet në vendin e fundit me 19 pikë pas 23 sfidash.

Emiliano Çela prej dy ndeshjes drejton Kukësin dhe nuk ka mundur dot të marrë pikë, teksa ndaj Teutës, sfidë që do të luhet ditën e premte në orën 16:00 në “Niko Dovana” është i detyruar vetëm për rezultat pozitiv. Kjo është ndeshje direkte që do t’i jepte mundësinë verilindorëve të kalojnë në renditje një rival dhe të luftojnë për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.

Kuksianët në këtë sezon kanë mbrojtjen më të keqe, pasi kanë pësuar plot 37 gola, ndërsa ia kanë dalë të gjejnë rrugën e rrjetës në 23 raste. /newsport.al/

të fundit

Horoskopi 16 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot do ndiheni më të hapur dhe të gatshëm…

2 hours ago

‘E njoh nga jashtë, ishte lojë..’/ Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Nuk bëhen ato gjeste

Eduard Kuçi ka reaguar publikisht pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 4”, duke folur hapur për eksperiencën e tij…

2 hours ago

Presidentja e përkohshme e Venezuelës bën thirrje për reforma në industrinë e naftës dhe hapje ndaj investimeve të huaja: Të mos kemi frikë nga diplomacia me SHBA

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, bëri thirrje për reforma në industrinë e naftës që do të hapnin rrugën…

2 hours ago

Donald Trump bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Netanyahu kërkon me patjetër të sulmohet Irani

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar personalisht presidentit amerikan Donald Trump që të ndërmarrë një sulm të mundshëm ushtarak…

3 hours ago

“Qëllimi është rrëzimi i Ramës, tërhiqem nëse unë jam pengesë”/ Salianji: PD duhet të bindë edhe Lapajn, Shehajn e Qorin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për strategjinë që, sipas tij, opozita duhet të ndjekë për të fituar…

3 hours ago

“Është një gënjeshtër”/ Bardhi: Nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit në SPAK për kolegët e PD-së

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim të tij në SPAK, për…

3 hours ago