Categories: showbizsport

Iu zbulua lidhja me modelen, Eros Grezda konfirmon për herë të parë për ndarjen nga Oriola (FOTO LAJM)

Para disa javësh në mediat rozë bëri bujë lajmi se Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Fillimisht dyshimet nisën pasi ata të dy nuk ndiqeshin më në Instagram dhe më vonë nuk munguan thumbat në rrjete sociale nga modelja.

“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ISH në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budalla/qe”, shkruhej në një postim që shpërndau Oriola.

Të lidhura

None found

Edhe miqtë e dyshes konfirmuan se Oriola dhe Erosi ishin ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjioze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

Lajmin e ndarjes e ka kofirmuar së fundmi edhe Eros Grezda, në një intervistë për “Panorama Sport”, ku nuk i shpëtoi dot pyetjeve për modelen bukuroshe.

Si është e vërteta me modelen Oriola Marashi, pas lajmeve të publikuara në rrjet për një ndarje mes jush?

“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë.”

Cili ka qenë shkaku i ndarjes?

“Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë.”- ka rrëfyer Grezda.

Ndërkohë diten e djeshme ne rrjet është përfolur për një lidhje të re të Eros Grezdës me modelen Nicole Bohorquez dhe shkak i këtyre zërave janë bërë komentet që Eros lë në fotot e saj. Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse tek tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra. Nuk dihet se si janë njohur dy protagonistët por futbollisti ka nisur të pëlqejë fotot e saj muajit e fundit.

të fundit

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

6 minutes ago

Transportonin kundrejt pagesës 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…

11 minutes ago

Albian Ajeti rilind te Lugano: gjashtë gola në dhjetë ndeshje pas një periudhe të vështirë

Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas…

15 minutes ago

Court definitively dismisses Trump’s $10 billion lawsuit against The Wall Street Journal over Epstein letter

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës…

30 minutes ago

Cambridge scientist among 69 victims of tragic railway crash in Spain

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

30 minutes ago

Hasani: Albanians should capitalize on changes in Serbia and call for an investigation into address deactivation

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

30 minutes ago