Ylli i kombëtares gjermane dhe një nga talentet më të mëdhenj në futbollin evropian, Florian Wirtz, është shumë pranë një transferimi të bujshëm te Liverpooli.
Sipas gazetës gjermane Bild, marrëveshja me Bayer Leverkusenin është në fazat përfundimtare, dhe shuma totale e transferimit pritet të arrijë deri në 150 milionë euro, përfshirë bonuset fikse dhe të ndryshueshme. Ky do të ishte një nga transferimet më të mëdha të verës dhe ndër më të shtrenjtit në historinë e “The Reds”.
Një detaj interesant që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik është fakti se prindërit e Wirtz, Hans dhe Karin, të cilët menaxhojnë vetë karrierën e tij pa ndihmën e një agjenti profesionist, do të përfitojnë një komision prej rreth 10 milionë eurosh nga marrëveshja.
Kjo praktikë është e rrallë kur bëhet fjalë për lojtarë të këtij kalibri, por në rastin e Wirtz është qartësisht shumë e suksesshme.
22-vjeçari vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusenin, ku ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 14 asiste në 45 paraqitje, duke konfirmuar statusin e tij si një nga lojtarët më të kompletuar dhe premtues të brezit të ri.
Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, ndërsa tifozët në “Anfield” mezi presin ta shohin Wirtzin me fanellën e Liverpoolit.
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…
Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…
Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…
Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…