shqiperi

Zjarri shkrumboi tregun në Shkodër, tregtarët takojnë Becin: Do Zoti e mban premtimin! Ne presim të bëhet tregu i ri se kemi bukën e gojës aty!

80 tregtarë në Shkodër kanë mbetur pa punë si dhe kanë humbur miliona lek pasi gjithë malli u shkrumbua. Tregu informal u dogj pasditen e 14 qershorit, ndërsa tashmë kërkojnë ndihmë nga bashkia edhe pse aktiviteti tregtar zhvillohej në tokë private dhe tregu ishte i palicensuar. Tregtarët, kryesisht gra kanë humbur shpresat për dëmshpërblim, por së paku kërkojnë rindërtimin e tregut në të njëjtin vend. Ato shprehen se duke shitur rroba të përdorura në “Qafëhardhi” mbanin familjet.

“Diskutuam për tregum me na ba tregun. Nëse është pronari dakord do jetë aty ku ka qenë. Ne ramë dakord që të bëhet me kushte. Që sot fillojnë bisedimet, megjithese kemi qenë të pasiguruar. Pronari ska qenë sot për arsye familjare. Ne shpresojmë të fillojmë më shpejt”, tha një grua.

“Na priti shumë mirë. Tregu do bëhet ku ka qenë dhe një ndihmë të vogël do na e jape bashkia. Shpejt tha ai (Beci) do fillojmë punën. Ne presim në dorë të Zotit jemi! Se jemi të sëmurë, duhet me ble ilaçet, duhet me ble bukë përditë”, tha një tjetër tregtare.

“Do Zoti e mban premtimin. Na tha do ë bëjmë tregun ku ka qenë. Ne presim të fillojë puna se kemi bukën e gojës aty.  Me mujt me e bë si ka qenë dhe me mirë se ka qenë. Gjithçka në rregull me standarde”, u shpreh një tjetër.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci garantoi mbështetjen ndaj 80 tregtarëve që janë prej 22 vitesh pjesë e atij tregu. Ai deklaroi se fillimisht do të duhet një dakordësi me pronarin e truallit, më pas bashkia do të hartojë projektin për rivënien në punë të tregut të rrobave të përdorura me kushte dhe standade.

“Po shohim sipërfaqen dhe do marrim projektuesit, ulemi me zotërinë që ka tokën, që ta kthejmë si duhet por me rregulla dhe siguri. Nga një hall duhet ta kthejmë në një punë të mirë”, tha Beci.

Tregu i rrobave të përdorura u përfshi nga flakët pasditen e së premtes ndërsa policia tha se ngjarja ishte aksidentale me përgjegjës dy fëmijë, 9-vjec që i vunë zjarrin polesterolit me më pas flakët u përhapën me shpejtësi duke shkrumbuar gjithë mallin në treg. Po kaq flakët dogjën 5 banesa përreth tregut. Bashkia ka nisur verifikimin për dëmet në banesa dhe kompensim me vendim te keshillit bashkiak.

të fundit

Defekt në tubacionin kyç të ujit të pijshëm në Vlorë, një pjesë e qytetit mbetet pa furnizim

Një defekt në një tubacion kryesor të ujit të pijshëm ka lënë pa furnizim një pjesë të qytetit të Vlorës,…

1 minute ago

Aksident në Malësi të Madhe, kamionisti humb kontrollin, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti…

3 minutes ago

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër

Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, këtë herë duke u…

41 minutes ago

VIDEO/ “Një muaj pa ty”, Selvije Jao ndan PAMJE prekëse të Shpat Kasapit me të birin

Selvije Jao ka ndarë një video në rrjetet sociale, duke përkujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Shpat Kasapi, i cili…

1 hour ago

Raporti i Kongresit Amerikan/ Noka: Projektligji synon forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nëpërmjet një postimi në facebook deklaron se projektligji amerikan “Western Balkans Democracy…

2 hours ago

Fluks automjetesh gjatë festave të fundvitit, trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit

Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit paraqitet i rënduar, veçanërisht në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në hyrje…

2 hours ago