Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Ishullin e Sazanit.
Shuarja e flakëve sot po bëhet me avionin që shteti grek e nisi për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.
None found
Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook tha se Shqipëria ka helikopterë Couger në gatishmëri, por nuk e shihnin të nevojshëm përdorimin e tyre për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë sot ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi se qeveria i ka bërë kërkesë Greqisë për një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit.
“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Ekspertet vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri me sasi te madhe uji, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, shkroi sot Peleshi në Facebook.
Kujtojmë se zjarri në Sazan ka rënë prej ditësh, ndërsa dita e djeshme ka përfshirë sipërfaqe të mëdha. Gjithashtu u raportuan shpërthime në zonë që dyshohet të jenë të municioneve të vjetra që ndodhen atje.
Deri para se të mbërrinte helikopteri, për shuarjen e zjarrit janë përdorur mjete rrethanore.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje më 30 tetor, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda…
Nevil Dede, logoja e Egnatias dhe Edlir Tetova“Në ndeshjen në Durrës, fiton Teuta [...]Read More...
Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do të shtrihen edhe në disa komuna të tjera të Kosovës, ashtu siç ishte paraparë që…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po përgatit një paketë masash për mbrojtjen dhe edukimin e të miturve, në…
6.3 miliardë dollarë i janë grabitur gjigandit të kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik. [...] Read More... The post Binance…
SPAK ka zgjeruar hetimet për dosjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku në fokus janë 11 procedura tenderimi për…