Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në lagjen Qoshkë në fshatin Lapardha 1 të Beratit.
Zjarri u shfaq në ullishtat e fshatit dhe për shkak të bimësisë së thatë dhe u favorizuar nga era dhe temperaturat e larta mori përmasa të mëdha, duke rrezikuar seriozisht 3 banesa që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit, në mes të ullishtës.
None found
Drejt zonës së zjarrit shkuan 4 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët bën të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve.
Pas rreth 1 ore, zjarrfikësit arritën të shuajnë plotësisht flakët, pa rrezikuar asnjë nga banesat, ndërkohë që në ndihmë të tyre shkuan edhe 2 mjete zjarrfikëse nga Kuçova e Dimali.
Si pasojë e zjarrit, që ka qënë i qëllimshëm është djegur një sipërfaqe prej 3ha me ullishte.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënjes.
Ndërsa shteti po zbrazet, diaspora e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit po bëhet gjithnjë e më e madhe – dhe…
Drejtoria e Doganave njofton se tre imigrantë të paligjshëm nga Sudani janë gjetur gjatë një kontrolli të një kamioni me…
Një konflikt që nisi me sende të forta në një lokal në Divjakë rrezikoi të përshkallëzohej në një vrasje, por…
Ndërsa Ermal Beqiri ndodhet në Francë pas arrestimit dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë, dy kompanitë…
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një tjetër qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit…
Një shtetas i Kosovës është arrestuar në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”. Sipas…