shqiperi

Zgjedhjet për kreun e PD, voton edhe Ibsen Elezi: Mos të bëhen shkelje gjatë procesit

Ibsen Elezi kundërshtari i vetëm i Sali Berishën në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokraike ka hedhur votën e tij në selinë blu.

Pas votimit, Elezi është ndalur të flasë për mediat ku është shprehur se  nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gara edhe pse ka konstatuar disa problematika gjatë procesit.

Kam vëzhgues, anëtarët në komisioner janë refuzuar që në fillim të procesit. Ka qenë një situatë e tensionuar dhe vëzhguesit kanë pasur dilemat e veta. Dhe unë kam qenë tolerues që në momentin që nuk e kanë pasur vullnetin”, tha Elezi.

Sa i përket deklaratës së Berishës, ai tha se “drita e së ardhmes nuk është as doktori, as unë, por demokracia në këtë vend”.

Individët nuk janë drita e diellit. Jemi në një sistem ku duhet të vendosim për ide, jo për individë”, tha Elezi.

Ai theksoi më tej se nuk do të tolerojë parregullsi të konstatuara të kryera nga komisionerët.

Jam fokusuar shumë te procesi dhe ndaj kam pranuar të jem në këtë garë. Kam luftuar shumë për proceset. Pas shpalljes së vendimit do ta njoh rezultatin. Kam toleruar shkelje të vogla, por nëse verifikohet se komisionerët nuk do jenë korrekt nuk do ta toleroj”, tha Elezi.

të fundit

Emina Çunmulaj viziton memorialin përkujtimor Potoçari në Srebrenicë: Një udhëtim emocional, bota nuk duhet kurrë ta harrojë këtë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin…

1 hour ago

U pa në pushime me një mashkull misterioz, reagimi i Egli Takos

Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.…

1 hour ago

Natë tmerri nga zjarret në Delvinë/ 10 persona asfiksohen nga tymi, zhvendoset përkohësisht spitali. Situata vijon kritike, qyteti pa drita

Një natë tmerri dhe frike ishte mbrëmja e 12 gushtit për banorët e Delvinës. Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive…

2 hours ago

Zjarri përhapet me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” në Bulqizë

Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan…

2 hours ago

Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

2 hours ago

Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit

Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja…

3 hours ago