shqiperi

Zbulohet lëvizja e Sali Berishës për të nxjerrë jashtë loje Alibeajn

Takimet paralele në selinë blu vazhdojnë prej minutash. Grupi Parlamentar i thirrur nga Enkelejd Alibeaj dhe ai i “Rithemelimit” i thirrur nga Sali Berisha kanë në fokus çështjen e Presidentit të Republikës, por edhe zhvillimet brenda partisë opozitare.

Balkanëeb raporton se në selinë blu priten sërish përplasje mes dy palëve.

Kjo për faktin se palët nuk kanë gjetur dakordësi mes tyre për procesin e Presidentit, ndërkohë që nga ana e tij, Berisha nuk pranon edhe që të jenë pjesë e grupit parlamentar të gjithë deputetët që e kundërshtojnë. Për këtë arsye, siç mëson gazetari Stafa, Berisha pritet që të zgjedhë një nënkryetar të PD nga radhët e tij. Kjo lëvizje e Sali Berishës pritet të krijojë sërish përplasje mes palëve, pasi do të kemi sërish dy grupe parlamentare dhe mbetet për t’u parë se cilin do të njohë Parlamenti i Shqipërisë.

Sa i përket çështjes së Presidentit, shumica e deputetëve demokratë, Alibeaj, Bardhi, Tabaku, etj., janë shprehur se nuk duan të vazhdojnë negociatat dhe diskutimet për të nxjerrë një emër për kandidat të mundshëm, pasi sipas tyre mazhoranca është tërhequr dhe ka prishur marrëveshjen. Ata thonë se nuk duan të bëhen pjesë e lojës, që sipas tyre, Rama po bën për zgjedhjen e Presidentit dhe që me gjasë do ta zgjedhë në raundin e katërt.

Nga ana tjetër, gazetari Stafa ka mësuar se në këtë mbledhje të thirrur nga Alibeaj, pasi është diskutuar për çështjen e Presidentit, është diskutuar dhe një çështje tjetër, për të cilën pritet të ketë rezultate konkrete, dhe që bëhet fjalë për mënyrën dhe cilët do të jenë kandidatët që do të përbëjnë komisionet për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Do të jenë disa deputetë të PD për grupet e punës, të ngritura për këto reforma.

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

1 hour ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

1 hour ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

2 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

2 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

3 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

3 hours ago