shqiperi

Xhuljana Dumani dhe skandali që përfshin institucionet

Nga Klodiana Lala

Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë. Kishte shumë stepje të fliste me një gazetar. Por, pranoi pikërisht në ditën kur Elvi Fundo, publikoi lajmin se Xhuljana Dumani, ishte pajisur me çertefikatë sigurie dhe sipas tij kishte akses të informacionet e secret në Ministrinë e Jashtme. E studiova me kujdes vendin ku do të bisedoja më të. Zgjodhëm një vend, pa shumë vëmendje. Kjo, sepse përballë kisha motrën e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë, që po rrëfehet para SPAK për vrasje e atentate mafioze të ndodhura në Tiranë, Durrës, Elbasan e Lezhë.

Po punoja me rastin e saj dhe prisja që 24-vjeçarja të merrej në mbrojtje nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, e më pas të publikoja. Doja së pari të sigurohesha që nuk ishte në rrezik për jetën.
“Nuk ke mbrojtje – e pyes. Jo, nuk kam pranuar. Nuk mund të jetoj si në burg. Të rri diku në Shqipëri, pa bërë asgjë. Nuk kam as besim tek autoritetet”, përgjigjet qetë.

“Do të kisha ikur vetëm me një kusht, të më largonin jashtë vendit. të kisha mundësi të punoja. Jam shumë e re të mbyll jetën time” – vijon ajo.

Por, kriminelët kundra të cilëve mund të përdorin ty si karrem, të të shantazhojnë që Nuredini të tërhiqet nga dëshmia – i them. Mund dhe të vritesh – vijova.

“Nuk mund ta bëjnë këtë. Vërtetë është gjaku im, por nuk di asgjë rreth asaj çfarë ka bërë Nuredini”, më thotë.
Prokurorët e SPAK mbase mund ta sqarojnë zyrtarisht, se përse Xhuljana u la jashtë sistemit të mbrojtjes. A mundet në raste të tilla, kaq sensitive, që pjesëtari i një të penduari drejtësie të jetë pa mbrojtje të posaçme, edhe në rastet kur nuk pranon?

“Kur u punësove në Ministrinë e Jashtme? – e pyes. Procedurë e gjatë – më thotë.

“Aplikova online në kuadër të programit Kombëtar të Praktikave të Punës. fitovba të drejtën për të kryer praktikën 3 mujore pranë Ministrisë së Jashtme. Praktikën e nisa me 16 gusht 2021”, rrëfen Xhuljana.

Ajo thotë se sipas ligjit, 2 për qind e studentëve që bëjnë praktikë, duhet të qëndrojnë pranë institucionit dhe lidhin kontratë pune. “Një prej këtyre studentëve isha unë. Kam punuar shumë dhe u përzgjodha. Më 25 janar 2022 më është lidhur kontrata 1-vjeçare e punës”, rrëfen vajza.

Por ju jeni motra e një të akuzuari për shumë vrasje, nuk mund të pajisesh me certefikatë sigurie, – i them – institucionet kanë shkelur ligjin me ju. Kishin detyrë të kryenin hetime të thelluara. Ju keni kontakte të papërshtashme, për shkak të përfshirjes në krim të organizuar.

“Nuk kam asnjë lidhje me aktivitetin e vëllezërve të mi. Ata i kanë hyrë asaj rruge, le të mbajnë përgjegjësi. Përse duhet të penalizohem unë. Nuk kam ndikuar te askush. Skeda ime penale është e pastër”, thotë ajo.
Nuk mjafton kjo – e vijoj unë bisedën.

“Jeta ime po merr fund. Nuk kam bërë asgjë të gabuar – psherëtin – vëllezërit e mi zgjodhën atë jetë, unë zgjodha të bëja diçka tjetër”.

Nuredin Dumani, nuk është i vetmi pjesëtar i familjes i dyshuar për përfshirje në krim të organuzyar. Edhe djali tjetër i familjes Dumani ndodhet prapa hekurave, duke vuajtur një dënim për “shfrytëzim femrash për prostitucion”. Por, për institucionet kjo nuk përbënte asnjë problem dhe Xhuljana mund të pajisej me certefikatë sigurie.

Xhuljana mund të mos jetë fajtore. Mund të jetë e vërtetë siç ajo thotë se ska asnjë lidhje me krimet që kanë kryer vëllezërit e saj.

Faji është i institucioneve. Ata janë përfshirë në një skandal të paprecedentë. Dhe nuk është vetëm një institucion, por disa të tillë. Nëse DSIK (Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar), siç rezulton ka dhënë vlerësim pozitiv për të, atëherë dhe të gjitha institucionet e tjera të cilave DSIK ka për detyrë t’u drejtohet, siç është SHISH, policia, prokuroria, etj janë po ashtu të përfshira.

Zyrtarët duhet të shpjegojnë se çfarë verefikimesh kryen për emrin e Xhuljana Dumanit. A kishin ata dijeni që ishte motra e një të shumëkërkuari, sepse Nuredin Dumani ishte ne kërkim, kur ajo lidhi kontratën e punës me Ministrinë e Jashtme.

A hetuan institucionet nëse Xhuljana kishte kontakte me të vëllanë dhe a ka dysjhime se ajo e ka ndihmuar teksa ushtronte detyrën në Ministrinë e Jashtme?

Ajo e mohon kategorikisht. Këmbëngul se asnjëherë nuk është përfshirë në historitë e tyre, as të Nuredinit dhe as të vëllait tjetër të dënuar. Por e gjitha kjo, nuk është histori e një vajze që kërkon të realizohet në jetë, të ngjitet deri në majat e karrierës. Është një histori ku ndërthuren shumë interesa, të krimit, politikës, drejtësisë.
A do të largohesh nga Ministria? Do ta japësh dorëheqjen?

Po, do ta bëj. Do tju informoj – thotë vajza. Ecim pak metra krah njëra-tjetrës. E përshendës dhe largohem. Ajo zhduket në një rrugicë, për të shkuar në shtëpinë ku jeton prej më shumë se 3 vitesh me qera.

“Unë hoqa dorë nga çdo ëndërr për një jetë dinjitoze. Do të iki nga këtu”, thotë vajza.

Xhuljanën vërtetë mund të jetë viktimëve e rrethanave që e lidhin me vëllezërit. Sot nuk duhet folur vetëm për të. Fokusi duhet të jenë institucionet. Sepse rasti i motrës së Nuredin Dumanit bëri shumë bujë, për shkak të rrethanave. Por sa zyrtarë të tjerë mund të kenë kaluar filtrin e institucioneve dhe të kenë në duar certefikata sigurie, që ju lejon të kenë akses në secrete shtetërore. Secrete që mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare. Ky rast, është alarmant. Ka nevojë për hetim të thelluar. Përgjegjësit duhen ndëshkuar. Xhuljana ndërkohë jam e sigurt, se do të kërkojë azil. Këtë të fundit nuk ma konfirmoi.

të fundit

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë…

54 minutes ago

Policia e Shtetit festoi Krishtlindjen me familjet e dëshmorëve, Proda: Mbështetje që mos të ndihen asnjëherë vetëm

Nën kujdesin dhe vëmendjen e vazhdueshme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në Drejtoritë Vendore të…

2 hours ago

I kërkuar nga Interpol Tirana/ Kapet shqiptari në Kakavijë, në pranga edhe dy të kërkuar në Greqi

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar…

2 hours ago

Të dehura në timon, arrestohen dy shoferë/ Vihet në pranga edhe 46 vjeçari që shkaktoi aksident me 4 të plagosur

Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u…

2 hours ago

EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka…

3 hours ago