Ditën e sotme, 5 tetor 2023, në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në vatratën e lokalit në pronësi të një gruaje. Si pasojë e këtij shpërthimi, ka pasur vetëm dëme materiale.
Në fotot e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se janë dëmtuar xhamat e vetratës si dhe xhami i një makine që ndodhej e parkuar.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e saj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.10.2023, rreth orës 10:10, është marrë njoftim se në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në vetratën e lokalit të shtetases Sh. Gj. dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com
Në Shqipëri, Partia Demokratike po bën thirrje për një rikthim në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe…
Moderatorja e njohur Bora Zemani është e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, dhe promoja e publikuar së…
Në përvjetorin e 15-të të krimit shtetëror të 21 janarit, kryeministri Rama tha se mbetet një përvjetor i trishtë dhe…
Një zjarr përfshiu në orët e vona të natës një lokal pranë urës së Dajlanit në Durrës. Lokali nuk ishte…
Kryeministri Edi Rama tha në podcastin “Flasim” se ftesa për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes u mirëprit, u…
Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01)…