Policia në Lezhë ka vënë në pranga tre qytetarë për kundërshtim me forcë të punonjësve të policisë. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi janë gjobitur për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.
Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por tre të arrestuarit kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.
Po ashtu njoftohet se Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë N. Ll., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në masën 1.37 mg/l. Gjithashtu u arrestua në flagrancë A. N., 18 vjeç, banues në Rrëshen pasi u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi. /albeu.com
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…