Rritja e shpejtë e çmimeve, që kulmoi në vitin 2022, vijoi në 2023-shin, dhe që ende është prezente, ka ndikuar direkt në xhepin e qytetarëve. Nga një anketim me 1200 familje, (ku janë përgjigjur 1056 prej tyre), ka rezultuar se 24% e familjeve të pyetura kishin një borxh për të shlyer.
Megjithatë, në analizën e publikuar nga Banka e Shqipërisë thuhet se niveli i huamarrjes së familjeve dhe aftësia paguese e tyre paraqiten të qëndrueshme dhe pa ndryshime të rëndësishme nga periudha e mëparshme.
Rreth 83% e familjeve deklarojnë se pagesa e huasë zë ‘më pak se 30% të ardhurave mujore që ata kanë, dhe ky tregues thotë Banka e Shqipërisë është përmirësuar me 10% krahasuar me vitin 2022. Nga ana tjetër, pesha e familjeve ku ‘pagesa e huasë’ tejkalon 30% të ardhurave’ është 17%.
Ndërkohë rreth 55% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese ‘nuk ka ndryshuar’ gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2023-shit, kurse 45% e tyre thonë se situata është përkeqësuar. Por këto tregues janë në përmirësim në raport me vitin 2022, thuhet në vrojtim.
“Prirje të ngjashme paraqet edhe indeksi i pritjeve mbi aftësinë paguese për gjysmën e parë të vitit 2024, i cili ndonëse me vlerë negative, sinjalizon pritje më optimiste të familjeve krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë”, thotë Banka e Shqipërisë.
Ndërsa për këtë vit, familjet presin një ngadalësim të kërkesës së tyre për kredi pasi 57% e të përgjigjurve kanë deklaruar se ‘nuk presin të marrin hua të re në 6 muajt e ardhshëm.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin…
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, reagoi pas një statusi të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i…
Juventus ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit kanadez Jonathan David, duke shtuar një emër të rëndësishëm në repartin ofensiv për sezonin…
Gjermania po planifikon të prezantojë një shërbim ushtarak vullnetar gjashtëmujor me qëllim dyfishimin e numrit të rezervistëve, raportoi Reuters, duke…
Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje të re…
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 të datës 4 korrik 2025 janë…