shqiperi

6 viktima në 24 orë, asnjë reagim/ Tjetër vrasje në Shqipëri, i moshuari u th*er dhe u hodh në humnerë

Një i moshuar u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Zhapokikë 2 të bashkisë Memaliaj.. Dëshmitarë të rastit kanë gjetur të pajetë trupin e Faik Ajdini  72 vjeç, banor i këtij fshati ku kane vënë në dijeni policinë. I moshuari u gjet i pajetë në një përrua në afërsi të fshatit prej familjarëve.  Burime policore nga terreni konfirmojnë  se 72 vjeçari Faik Ajdini është vrarë.

Nga konstatimet paraprake në trupin e të ndjerit, janë konstatuar dy goditje në qafë dhe në kokë ku plaga në qafe ka shkaktuar hemorragji çka ka shkaktuar vdekjen.

Goditjet kanë qenë me mjete prerëse sëpatë apo thikë. Terreni shumë i vështirë në përrua ku gjendet trupi i te ndjerit, ka bërë që në vendngjarje të shkojnë specialistët e grupit hetimor për të dalë në përfundime konkrete.

Trupi i të ndjerit ende nuk është lëvizur deri sa të mbarojnë ekzaminimet. Sipas pistës fillestare, Faik Hajdini është qëlluar për vdekje dhe për të humbur gjurmët, vrasësi e ka hedhur në humnerë.

Ndërkaq alarmin për humbjen e gjurmëve të të moshuarit e kanë dhënë familjarët e tij të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të.

Ndërkaq Policia e Gjirokastrës ka ngritur 2 postblloqe në aksin nacional Memaliaj-Krahës dhe në akset lokale Memaliaj-Sektori i Tretë dhe Krahës-Rabije.

të fundit

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

6 minutes ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

7 minutes ago

Juventus-Napoli përballen me 14 mungesa, lojtarët e padisponueshëm vlejnë afro 300 milionë euro

Juventusi dhe Napoli do të përballen në derbin e xhiros së dhjetë të Serie A të dielën, nga ora 20:45.…

8 minutes ago

“Marrëdhënia e krisur po shkon drejt fundit”/ Ilir Kulla: Veliaj u transferua në Fier pas përplasjes me Ramën për firmën e Bashkisë

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

11 minutes ago

Live me Luizin”/ Fero tregon se kur do të bëhej pjesë e “Big Brother

I ftuar këtë të premte në “Live me Luizin” ishte këngëtari i njohur Fero. [...]Read More...

15 minutes ago

VIDEO/ Gabimet dhe mosha ngrenë pikëpyetje për Berat Gjimshitin, alarm edhe te Kombëtarja

Berat GjimshitiNë ndeshjen e zhvilluar mes Al-Diriyah dhe Noem SC, këta të fundit triumfuan 2 - 1, Arabia Saudite [...]Read…

20 minutes ago