shqiperi

Vrau Florenc Kovaçin dhe i plagosi vëllanë, Prokuroria e Elbasanit kërkon burg përjetë për Ardit Hidën

Prokuroria ka dhënë pretencën ditën e sotme në Gjykatë, ku theksohet se Hida akuzohen për vrasje e kryer kundër dy personave, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burg për jetë ndaj Ardit Hidës, i riu që vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe plagosi vëllanë e tij Mikel Kovaçin në vitin 2021. Prokuroria ka dhënë pretencën ditën e sotme në Gjykatë, ku theksohet se Hida akuzohen për vrasje e kryer kundër dy personave, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Njoftimi i Prokurorisë:

Në funksion të njoftimit të publikut dhe medias komunikohet se: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dhënë konkluzionet përfundimtare në kuadër të procedimit penal Nr.1695 e vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Ardit Hida i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal në dëm të viktimave F.Kovaci dhe M.Kovaci, ngjarje e ndodhur në datë 05.11.2021 në vendin e quajtur “Sporti Vjetër” Elbasan, ku i pandehuri me dashje ka qëlluar me mjet të mprehtë në drejtim të shtetasve M. dhe F.Kovaci duke shkaktuar vdekjen e shtetasit F.Kovaci dhe të plagosë rëndë shtetasin M.Kovaci. Në përfundim është kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Ardit Hida, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e kryer kundër dy ose më shumë personave nga të cilët për njërin ka mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi në Elbasan. Florenc dhe Mikel Kovaçi u përleshën me një grup të rinjsh, mes tyre dhe Ardit Hida. Gjithë sherri nisi për shkak të ngacmimit të motrës së Hidës. Ardit Hida kishte shkuar për të takuar vëllezërit Kovaçi, kjo pasi 14-vjeçarja kishte lidhje me një prej tyre, Mikel Kovaçin. Familja Hida pretendonte se vajza drogohej, pasi Kovaçi i siguronte lëndë narkotike. Si pasojë e këtyre konflikteve, Hida shkoi bashkë me një grup djemsh që të sqarohej me vëllezërit Kovaçi. Por, në sherr e sipër u përdorën thikat dhe Hida qëlloi Florenc dhe Mikel Kovaçin. Florenc Kovaçi ndërroi jetë, ndërsa Mikeli u plagos, por mbijetoi.

të fundit

VIDEO/ Ernest Muçi vazhdon me golat, barazon rekordin e tij të karrierës

Në javën e 21-të të Super Ligës së Turqisë, Trabzonspor arriti një fitore 3-0 në transfertë kundër rivalit të tyre…

33 minutes ago

Horoskopi 8 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Ditën e sotme do të ndiheni më të afërt me partnerin…

1 hour ago

Netanyahu takohet me Trump për të diskutuar programin bërthamor iranian dhe kufizimet raketore

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të zhvillojë këtë të mërkurë një takim me presidentin Donald Trump. Fokusi i bisedimeve do…

2 hours ago

Protesta në Milano/ 5 mijë persona kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike! Raportohen sulme me armë ndaj policisë

5 mijë persona kanë protestuar ditën e sotme në Milano, kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, ceremonia hapëse e së…

2 hours ago

“Çika jem!”/ Dy banorët në dhomën e rrëfimit, Selin: Isha në studio, më mbyllët sytë dhe kur i hapa Gimbo më propozoi

Një raport i mirë mes Selin dhe Gimbos tashmë është parë dhe kuptuar nga të gjithë banorët dhe publiku. Por…

2 hours ago

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Me Mirin kam lojën, me Gimbon jetoj

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është i vetmi banor…

2 hours ago