shqiperi

Vrasja në komisariat dhe plagosja në Kombinat, AMP: Zaimi qëlloi disa herë, Gjyla ishte i dehur

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka dhënë detaje mbi ngjarjet e ndodhura dje në Tiranë, ku një polic vrau kolegun në komisariatin nr.3 kurse një tjetër plagosi personin me të cilin po pinte në një lokal në orarin e punës.

AMP njofton se efektivi i FNSH-së, Lutfi Gjyli, 48 vjeç është arrestuar pasi ka qëlluar me armë 60-vjecarin teksa po konsumonin pije alkoolike së bashku në një bar kafe. Teksa ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të, Gjyli ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të 60-vjecarit. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se polici ka qenë në orarin e punës teksa po pinte në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Të lidhura

None found

Njoftimi

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka qenë e angazhuar maksimalisht për hetimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Tiranës, si më poshtë vijon;

Më datë 24.05.2022, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Z., me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Arrestimi i punonjësit të policisë L. Z. u krye pasi më datë 23.05.2022, në ambientet e brendshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, ai ka qëlluar disa herë me armën e shërbimit pas një konflikti për motive të dobëta, punonjësin e policisë Ç. S., me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi i posaçëm hetimor vijon kryerjen e veprimeve procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimeve të autorit të veprës penale, ndërsa materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime te mëtejshme.
***
Gjithashtu, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka referuar materialet proceduriale për arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë Inspektor L. GJ, 48 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Repartin e N.SH. Vaqarr Tiranë

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 23.05.2022, në Sallën e Komandimit është njoftuar për të shtëna me armë në një Bar Kafe në rrugën “Llazi Miho”. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi L. GJ., ka qenë duke konsumuar pije alkoolike në një Bar Kafe dhe në gjendje të dehur, ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të shtetasit M. L., në kohën që ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të.

Si pasojë, shtetasi M. L. ka marrë dëmtim në këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Për sa më sipër, shtetasi L. GJ. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
Punonjësit e policisë të identifikuar si autorë të dyshuar të ngjarjeve të mësipërme, pas arrestimit të tyre në kushtet e flagrancës, aktualisht ndodhen në dhomat e sigurisë në DVP Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

 

 

të fundit

CNN: JD Vance considers not running in 2028 as doubts grow about his political future

Zv.presidenti amerikan JD Vance po shqyrton seriozisht mundësinë që të mos kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara në vitin…

2 seconds ago

Tennessee kundërshton ekspertizën e pentobarbitalit pas tentativës së dështuar për ekzekutimin e Christa Pike

Autoritetet në shtetin amerikan të Tennessee-t po kërkojnë të pengojnë avokatët e Christa Pike që të inspektojnë substancën vdekjeprurëse të…

3 seconds ago

Lisian Thaçi synon fanellën e Kosovës teksa zhvillohet te Bayern Munich: Kombëtarja, përparësia ime

Futbollisti i ri kosovar, Lisian Thaçi, po e ndërton rrugëtimin e tij në një prej klubeve më të mëdha të…

5 seconds ago

AMP inspection at Shkodër prison finds a phone

Një telefon celular i markës iPhone është zbuluar në ambientet e përbashkëta të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)…

20 seconds ago

Irani njofton goditjen e një radari amerikan në Bahrein, rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Në një lëvizje që sinjalizon rindezjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se ka goditur…

18 minutes ago

CNN: JD Vance shqyrton të mos kandidojë në vitin 2028, ndërsa shtohen dyshimet për të ardhmen e tij politike

Zv.presidenti amerikan JD Vance po shqyrton seriozisht mundësinë që të mos kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara në vitin…

18 minutes ago