Partia Demokratike në Shkodër ka reaguar për ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së të hënës në Velipojë, ku mbetën të vrarë dy persona, ndërsa një tjetër u plagos.
Sipas PD, qytetarët nuk janë më të sigurt dhe kjo ka ardhur pasi ligjin në vendin tonë e bëjnë të fortët dhe policia komandohet nga bandat.
“Në vendin tone ligjin e bëjnë të fortët, ndërsa Policia e Shtetit, si garante e rendit dhe qetësisë që do duhej të ishte, merret me pasojat dhe jo me parandalimin e ngjarjeve të rënda. Kjo tregon qartë se kemi të bëjmë me një strukturë policore totalisht të dorëzuar përballë krimit dhe jo në mbrojtje të rendit dhe sigurisë.
Krimi ka arritur shkallën më të lartë aq sa askush nuk është më i sigurt në vendin tonë. Vetë policia e shtetit sot komandohet nga bandat dhe ajo thjesht një shtojcë elektorale e tyre. Më saktë, ajo quhet sot policia e bandave. Kjo qeveri dhe strukturat e saj në vend që të garantojnë jetën e qytetarëve dhe turistëve në zonat turistike, merren me propagandë bajate dhe fasada të rrejshme”, thuhet në reagon.
Mbrëmjen e së hënës, dy persona mbetën të vrarë në zonën e plazhit në Velipojë, si pasojë e një konflikti mes vëllezërve Frroku, pronarë të një hoteli në plazhin e Velipojës dhe dy viktimave. Policia ka ngritur dyshime se ngjarja ka lidhje me një konflikt të dy muajve më parë në të njëjtën zonë mes viktimave dhe autorëve të dyshuar. Ndërkohë, policia ka arrestuar dy punonjës të hotelit si bashkëpunëtorë në ngjarje.
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…
Juventusi dhe Napoli do të përballen në derbin e xhiros së dhjetë të Serie A të dielën, nga ora 20:45.…
Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…
I ftuar këtë të premte në “Live me Luizin” ishte këngëtari i njohur Fero. [...]Read More...
Berat GjimshitiNë ndeshjen e zhvilluar mes Al-Diriyah dhe Noem SC, këta të fundit triumfuan 2 - 1, Arabia Saudite [...]Read…