Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të dënojë me 25 vite burgim, Arsen Stojkun, njërin nga personat e arrestuar dhe akuzuar për “Vrasjen në rrethana cilësuese” në dëm të dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.
Ngjarja e rëndë e ekzekutimit të dy vëllezërve, ka ndodhur në 30 Mars 2019 në qytetin e Shkodrës.
Sipas Ora News, vendimi për dënimin e Arsen Stojkut, është marë në 16 Mars 2023 nga një treshe gjyqtarësh, të cilët kanë konstatuar se Arsen Stojku, ka pasur rol në vrasjen e babait dhe xhaxhait të Astmer Bilalit.
Një personazh ky i botës së krimit që tashmë është shpallur në kërkim nga policia dhe që njihet si kundërshtar i familjes Lici në Shkodër.
Arsen Stojku, është i afërm i familjes Lici. Fillimisht gjykata e Shkodrës e dënoi Stojkun me 6 vite heqje lirie për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”.
Ndërsa prokuroria në pretencën e saj kishte kërkuar dënimin e tij me 35 vite burgim për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të dy personave.
Duke mos qënë dakord me vendimin e gjykatës për dënimin e Arsen Stojkut me 6 vite burgim, prokuroria ka ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Dhe në 16 Mars 2023, një treshe gjykuese vendosi ta dënojë Arsen Stojkun me 25 vjet heqje lirie. Arsen Stojku është personi i vetëm që ndodhet në burg për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.
Mësohet se një vit më parë, për akuzën e “Përkrahjes së autorëve të krimit”, gjykata e Shkodrës shpalli fajtor dhe dënoi me 4 vjet e 6 muaj burgim Myslim Ramën. Rama ka dalë nga burgu dhe tashmë është larguar nga Shqipëria.
Ndërsa për të njëjtën ngjarje gjykata e Shkodrës shpalli të pafajshëm mikun e Myslim Ramës, Denis Brahimin. Mes personave të dyshuar nga policia, lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Bilali, ishte dhe Ibrahim Lici, por akuzat dhe dyshimet kundër tij nuk u provuan gjatë fazës së hetimit./Albeu.com/
Loredana Zefi dhe futbollisti i njohur gjerman, Karim Adeyemi, janë pa dyshim një ndër çiftet më të përfolura dhe më…
Françeska Murati ka ndarë në Instagram një moment të veçantë nga jeta e saj personale — blerjen e shtëpisë së…
Deputeti Fatmir Xhafaj, u shpreh projekt rezoluta e Komisionit të Jashtëm ishte mbështetëse dhe inkurajuese për procesin e integrimit evropian…
Prokuroria e Posaçme, ka mbyllur hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatmira…
Meghan Markle ka zbuluar se kishte vështirësi të gjente punë para se të arrinte suksesin me serialin Suits, për shkak…
Deputetja demokrate Ina Zhupa, në sesionin e 19-të të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasburg, u shpreh se…