shqiperi

Vodhi një çantë me para nga një makinë në Sarandë, arrestohet fieraku

Policia ka arrestuar 46-vjeçarin që ka vjedhur në një automjet, një çantë me 450 000 lekë të rinj, 2000 euro dhe dokumente të ndryshme. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Cash”, për zbardhjen e një vjedhjeje.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar që dyshohet se ka vjedhur në një automjet, një çantë me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente.

Në vijim të punës për parandalimim e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura në parë, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit Sarandë organizuan operacionin policor të koduar “Cash”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. V., 46 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 09.09.2023, në rrugën “Butrinti”, ka vjedhur në një automjet, një çantë me 450 000 lekë të rinj, 2000 euro dhe dokumente të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”./albeu.com

të fundit

“Niveli yt janë këmbët përpjetë”, ‘plas’ keq mes Keijsit dhe Brikenës

Një debat i fortë ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke tensionuar ndjeshëm atmosferën mes…

31 minutes ago

Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë! Një dosje kriminale e shkallës më të lartë është dosja e AKSHI-t

Opozita u shpreh kryedemokrati Sali Berisha, nuk synon marrjen e pushtetit me dhunë, por përmes një kryengritjeje të zgjatur dhe…

53 minutes ago

“LEMERI”/ Rama mbledh kryebashkiakët: Task forcë për pastrimin e mbetjeve plastike! Përmbytjet treguan papërgjegjshmëri, duke e trajtuar vendin si landfill kudo

Kryeministri Edi Rama mbajti mesditën e sotme një takim me kryebashkiakët për sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe…

1 hour ago

Kartelet e Meksikës dhe Shqipërisë shtrijnë ‘tentakulat’/ Ekuadori 10 mijë ushtarë në gatishmëri

Autoritetet ekuadoriane njoftuan se kanë vendosur 10,000 ushtarë kundër bandave të drogës të fajësuara për rritjen e aktivitetit kriminal në…

2 hours ago

Aksidenti me 1 viktimë në Durrës, lihet në burg Arbër Xhaxhaj

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 26-vjeçarin…

2 hours ago

“Miq, Tao në tavë!” – Kontrollet për Call-Centerat, Berisha nxjerr denoncimin: Taulant Balla urdhëroi policët të largohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar këtë të shtunë një denoncim në lidhje me kontrollet e ushtruara një…

2 hours ago