shqiperi

Vodhën para dhe bizhuteri në banesën e gjyqtares Shpëtime Pitaku dhe në shtëpi të tjera, 3 të arrestuar në Durrës

Tre persona janë arrestuar për vjedhje në disa banesa në Durrës. Bëhet fjalë për shtetasit Ilir Sharka, Aldi Rama dhe Arif Nezha. Ata i vodhën pak kohë më parë gjyqtares, Shpëtime Pitaku.

Mësohet se të tre janë autorë të vjedhjes në shtëpinë e gjyqtares Shpëtime Pitaku.

Pitaku denoncoi se më 4 qershor  kishte dalë shëtitje me bashkëshortin dhe kur janë kthyer në banesë kanë gjetur të dëmtuar bravën e derës. Menjëherë bashkëshorti i saj ka denoncuar në polici, vjedhjen e 2 mijë eurove dhe disa bizhuterive. Pitaku rezulton një ndër më të pasurat në sistemit e drejtësisë, e denoncuar për fshehje pasurie 8 vite më parë, por asnjëherë e hetuar.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Metoda”.

Operacioni, rezultat i hetimeve intensive, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për zbardhjen e 7 vjedhjeve të kryera gjatë një viti.

Përdornin shkallë dhe litarë, për të ngjitur katet e pallateve, ku vidhnin shuma të konsiderueshme parash, bizhuteri floriri dhe aksesorë të tjerë, identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas.

Të arrestuarit vepronin si grup dhe mbanin në vëzhgim banesat e biznesmenëve dhe të shtetasve me funksione publike, që t’i kryenin vjedhjet kur nuk kishte njerëz në këto banesa.

Sekuestrohen rreth 115 000 lekë, bizhuteri dhe aksesorë të tjerë të vjedhur, si dhe veshje të përdorura nga të arrestuarit, gjatë vjedhjeve, 2 celularë dhe 3 automjete.

Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, menjëherë pas denoncimeve të disa qytetarëve, se në banesat e tyre, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, iu kishin vjedhur para dhe sende me vlerë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Metoda”.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit I. Sh., 26 vjeç, A. R., 32 vjeç dhe A. N., 55 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi rezulton se:

-më datë 05.06.2023, kanë vjedhur në banesën e shtetases V. P. (me detyrë gjyqtare), 3 çanta dhe 3 000 euro;

-më datë 16.10.2022, në banesën e shtetasit N. R., kanë vjedhur 40 000 lekë dhe 2 bizhuteri floriri;

-më datë 21.01.2023, në banesën e shtetases A. L., kanë vjedhur 11 000 euro dhe bizhuteri me vlerë 5000 euro;

-më datë 09.05.2023, në banesën e shtetasit S. A., kanë vjedhur 1 000 000 lekë dhe bizhuteri me vlerë 200 000 lekë;

-më datë 15.07.2023, në banesën e shtetasit Y. Ç., kanë vjedhur 4000 euro dhe 150 000 lekë;

-më datë 31.08.2023, në banesën e shtetasit E. K., kanë vjedhur 1500 euro;

-më datë 30.09.2023, në banesën e shtetasit A. S., kanë vjedhur 100 000 lekë dhe bizhuteri floriri.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës pranë Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/Albeu.com 

të fundit

Rrugët e Qarkut Dibër të mbuluara nga mjegulla, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Që prej orëve të para të ditës së sotme të gjitha rrugët e Qarkut Dibër, janë nën pushtetin e mjegullës.…

13 minutes ago

Padia e Erion Veliajt/ Hidhet shorti në Gjykatën Administrative, ja gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës

Në Gjykatën Administrative të Tiranës, është hedhur shorti për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gazetarja Klodiana…

36 minutes ago

Fshihej prej kohësh në Tiranë/ I kërkuar për tre vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet 52-vjeçari

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara gjatë një…

42 minutes ago

Financial Times: Izraeli kërkon të zgjasë mbështetjen ushtarake nga SHBA, bisedime për një marrëveshje të re 10-vjeçare

Izraeli po përgatitet për bisedime me administratën e Donald Trump mbi një marrëveshje të re 10-vjeçare sigurie, duke synuar zgjatjen…

1 hour ago

Një stuhi tjetër dimërore në SHBA, vjen paralajmërimi i parashikuesve të motit

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA, ka paralajmëruar për mundësinë e një stuhie tjetër dimërore, që do të godasë gjysmën…

2 hours ago

Kuvendi sot në seancë plenare/ Rishikohen buxheti 2025 dhe ndryshimet e Kodit Penal, pikat e rendit të ditës

Ditën e sotme në orën 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë plenare ku në fokus janë akti normativ për buxhetin…

2 hours ago