Katër persona janë arrestuar nga policia në Durrës pasi dyshohet se kanë vjedhur 3 makina, të cilat tashmë janë sekuestruar.
Në kuadër të operacionit ‘Three’, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Edison Gjyriqi, 22-vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet tip “Volksw agen”. Romeo Hima, 24- vjeç, Paolo Muho 25 vjeç, pasi në një parkim në lagjen nr. 1, Durrës, këta shtetas, duke u prezantuar si punonjës parkimi, dyshohen se i kanë vjedhur automjetin një shtetasi dhe janë larguar.
None found
Afrim Agasi 53-vjeç banues në Ishëm, Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15, Durrës, ka vjedhur automjetin tip “Benz”. Ky i fundit rezulton me precedent penal të mëparshëm në vjedhjen e mjeteve. Në 2022 u arrestua për vjedhjen e një kamioni në Tiranë.
Njoftimi i plotë
Reagimi në kohë dhe me profesionalizëm i shërbimeve të Policisë bëri të mundur zbardhjen e vjedhjeve të tre automjeteve një ditë më parë, në Durrës. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Durrës dhe Stacioni i Policisë Plazh, operacioni i koduar “Three”. Kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, si autorë të dyshuar të vjedhjes së 3 automjeteve. Dy prej të arrestuarve, vodhën njërin prej automjeteve duke u prezantuar si punonjës parkingu.
Sekuestrohen 3 automjetet e vjedhura.
Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit nga tre shtetas se u kishin vjedhur automjetet që kishin në përdorim, menjëherë kanë organizuar operacionin e koduar “Three”. Në kuadër të këtij operacioni, brenda një kohe të shkurtër, është bërë e mundur të lokalizohen vendndodhjet e tre automjeteve të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të operacionit, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– A. G., 53 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15, Durrës, ka vjedhur automjetin tip “Benz”;
– R. H., 24 vjeç dhe P. M., 25 vjeç, pasi në një parkim në lagjen nr. 1, Durrës, këta shtetas, duke u prezantuar si punonjës parkimi, dyshohen se i kanë vjedhur automjetin një shtetasi dhe janë larguar;
– E. Gj., 22 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet tip “Volkswagen”.
Erik ten Hag ka vazhduar kritikat ndaj Cristiano Ronaldos, duke pretenduar se ylli portugez nuk ka qenë në gjendje të…
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…
Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…
Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…
Historia e Ernest Muçit në futbollin turk po merr një kthesë të madhe. Ajo që nisi me shumë pritshmëri te…
Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…