shqiperi

Vodhën 110 mijë lekë në një biznes, pranga 2 personave në Librazhd, një tjetër në kërkim! Autorët u larguan me mjetin të marrë me qira

Dy persona janë arrestuar nga policia e Librazhdit dhe një tjetër është shpallur në kërkim për grabitjen e një biznesi gjatë ditës së djeshme.

Në pranga kanë rënë E. D., 22 vjeç dhe E. P., 40 vjeç, të dy banues në Kamëz ndërsa në kërkim është shpallur 26 vjeçari G. Ll., banues në Lezhë, i cili dyshohet si i përfshirë në grabitje.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin ditën e djeshme (12 prill), rreth orës 10:45 kanë vjedhur 110 mijë lekë në biznesin në pronësi të 58 vjeçarit A.S dhe më pas u larguan me një automjet tip “Seat” të marrë me qira.

Gjatë kontrollit të bërë ndaj njëri prej të arrestuarve, policia ka gjetur një shumë parash që dyshohet se është marrë në biznesin e 58 vjeçarit. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur njëri prej të dyshuarve, ka hyrë në biznes me kapuç dhe ka marrë shumën e parave.

të fundit

Dosja me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do gjykohen si…

Gjykata e Posaçme, vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e…

25 minutes ago

Berisha: Belinda Balluku me 300 apartamente, 2 jahte dhe shuma përrallore në llogaritë e saj bankare

Këtë të shtunë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK,…

37 minutes ago

Nis protesta e “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë, aktivistët përplasen me policinë (VIDEO)

Ashtu siç ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e…

1 hour ago

Gazment Bardhi: Të mblidhet Këshilli i Mandateve, Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

Gjatë një konference për mediat nga selia blu, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, deklaron se Këshilli i Mandateve…

1 hour ago

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja (EMRI)

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer…

2 hours ago

Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit

Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…

2 hours ago