shqiperi

VOA: Shqipëri, digjet dhe votimi i dytë për presidentin, palët në të njëjtat pozicione

Në Shqipëri, parlamenti dështoi sërish, të hënën në mbrëmje, të zgjidhte presidentin e ri të vendit. Edhe votimi i dytë u dogj për shkak të mungesës së kandidaturave.

Të mërkurën e kaluar, u duk se përfaqësia e socialistëve dhe kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, gjeti dakortësinë. Por 48 orë më pas, palët bënë interpretime të ndryshme. Zoti Alibeaj deklaroi se marrëveshja ishte shkelur. Demokratët pretenduan se marrëveshja parashikonte propozimin nga ata të 4 kandidaturave, nga të cilat, socialistët do të përzgjidhnin dy dhe më pas, së bashku do të vendosnin për emrin që do e mbështesnin si kandidaturë të dyja palët.

Të lidhura

None found

Por socialistët nga ana tjetër ngritën pretendimin se nuk e kishin pranuar asnjëherë një formulë të tillë që i përjashtonte ata nga e drejta propozimin të një kandidature për president. Kryetari i grupit socialist Taulant Balla deklaroi se ata kishin rënë dakort që dderi në raundin e tretë të ishte opozita që të propozonte.

Situata duket ka mbetur e njëjtë. Pas seancës të së mbrëmjes, zoti Alibeaj deklaroi se ai i qëndronte propozimit të tij, që siç theksoi, i garantonte vendit një president që nuk ishte as i njërës dhe as i tjetrës palë.

Nga ana tjeër kryeministri Edi Rama deklaroi se “pozita nuk është aty për të imponuar o kështu si them unë, o s’ka. Ajo që do të bëjmë është që do presim dhe raundin e tretë. Nëse do jetë i njejti rezultat. do mblidhemi e do flasim me kryesinë e PS-së, pastaj me grupin parlamentar, pastaj në sallë”, u shpreh kryeministri.

Deri në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet vetëm me një shumicë të cilësuar prej 84 votash. Ndërsa në raundin e 4-të ose të 5-të, vetëm me shumicën e thjeshtë prej 71 deputetësh.

të fundit

Analysts warn of institutional deadlock: Agreement on president or new elections

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e…

12 seconds ago

Aktakuzë ndaj 35 serbëve për krimet në Prekaz, Lushaj kërkon hetim të zinxhirit komandues

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur dhe dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë ndaj 35 ish-zyrtarëve dhe…

5 minutes ago

Armando Broja përplaset verbalisht me tifozët e Burnley pas humbjes në shtëpi

Armando BrojaBurnley u mposht ditën e sotme në shtëpi nga Bristol City, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të…

8 minutes ago

Elvir Gashijani nis aventurën në Turqi, zyrtarizohet transferimi te Bodrumspor

Bodrumspori ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar Elvir Gashijani, i cili do ta vazhdojë karrierën në futbollin turk.20-vjeçari ka nënshkruar…

10 minutes ago

Divjaka vijon protestën, në ditën e 37-të banorët kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

Banorët e Divjakës kanë mbushur sërish rrugët në ditën e 37-të të protestës së pandërprerë kundër projektit të mazhorancës për…

14 minutes ago

Analistët paralajmërojnë ngërç institucional: Marrëveshje për presidentin ose zgjedhje të reja

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e…

27 minutes ago