shqiperi

VOA: Shkodër, 4 pjesëtarë të një familje dyshohet se u vetëmbytën për shkak të dhunës në familje

Katër pjesëtarë të një familje me banim në qytetin e Shkodrës; nëna 39-vjeçare Alma Arrazi bashkë dhe tre fëmijët e saj të moshës 9, 8 dhe 3 vjeç, dyshohet se janë vetëmbytur në ujrat e Lumit Buna. Sipas policisë vendore të Shkodrës “hetimet e thelluara kanë zbardhur një rast të dhunës në familje, që ka shkaktuar vetëvrasje”.

Dyshimet e para lindën pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës 9-vjeçare, për të cilën policia konfirmoi në mesditë se, “nga kqyrja paraprake në prani të ekspertëve mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”. Forcat e policisë vendore dhe polumbarët e forcave RENEA po vazhdojnë prej disa orësh kërkimet përgjatë Lumit Buna, në përpjekje për të gjetur edhe trupat e tre pjesëtarëve të tjerë të kësaj familje, pasi dyshohet se edhe ato janë mbytur.

Ndërkohë, një grup hetimor po merr në pyetje të afërm të familjes Arrazi, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, e cila cilësohet si më e rënda që ka ndodhur vitet e fundit brenda familjes. Nëna e fëmijëve është larguar nga banesa bashkë me tre fëmijët e saj më datën 2 maj dhe policia dyshon se shkak është bërë dhuna e ushtruar nga bashkëshorti, i identifikuar si 31 vjeçari me emrin Ergys Arrazi.

Policia e Shkodrës u vu në lëvizje për gjetjen e nënës dhe tre fëmijëve pas kallzimit të bërë një ditë më pas, me 3 maj, nga bashkëshorti dhe baba i fëmijëve. 31-vjeçari Arrazi, është ndaluar tashmë nga policia me akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar”. Sipas policisë, ai ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të shtohen në Shqipëri, megjithë ashpërsimin e ligjit për dhunën në familje. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, gjatë vitit 2023 u regjistruan 4798 raste të dhunës në familje me 2030 autorë të identifikuar nga policia, ku 733 prej tyre u arrestuan dhe dënuan nga drejtësia. Ndërsa pjesa më e madhe janë gjykuar në gjendje të lirë. Por, organizatat joqeveritare pohojnë se përmasat e dhunës në familje janë edhe më të mëdha se ato që deklarojnë strukturat shtetërore. Sipas organizatave joqeveritare, vitin e kaluar në Shqipëri humbën jetën 19 persona për shkak të dhunës me bazë gjinore./ VOA

Tags: shkoder

të fundit

Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Shtëpisë së Bardhë: Me Trump, shpirti amerikan është rikthyer

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin…

3 hours ago

Ambasadori Meidani në mbrojtje të maqedonasve: Lufta për identitet dhe dinjitet është universale

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, reagoi pas një statusi të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i…

4 hours ago

Zyrtare: Jonathan David transferohet te Juventus

Juventus ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit kanadez Jonathan David, duke shtuar një emër të rëndësishëm në repartin ofensiv për sezonin…

4 hours ago

Merz premtoi të krijonte ushtrinë më të fortë në kontinent, Gjermania përgatit rikthimin e shërbimit ushtarak

Gjermania po planifikon të prezantojë një shërbim ushtarak vullnetar gjashtëmujor me qëllim dyfishimin e numrit të rezervistëve, raportoi Reuters, duke…

5 hours ago

Transformimi i ri i Genta Ismajlit mahnit fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje të re…

5 hours ago

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 aktive në Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 të datës 4 korrik 2025 janë…

5 hours ago