shqiperi

VOA: Konferencë mbi investimet e BE-së në Shqipëri dhe rajon

Bashkimi Europian ka bashkëfinancuar në Ballkanin Perëndimor dekadën e fundit më shumë se 85 projekte infrastrukturore në transport, energji, teknologji dhe mjedis deri në 7.7 miliard euro gjithsej. Ekspertët besojnë se këto projekte janë një përvojë e bollshme, që të përmirësohen rezultatet me investimet e BE-së me fqinjët, në kuadër të Planit të Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Drejtues i kërkimeve në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Ardian Hackaj, thotë për Zërin e Amerikës se ecuria e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ka qenë e mirë, po ashtu edhe tërheqja e financimeve europiane për projekte të ndryshme, por duhet shkurtuar koha nga marrja e financimit deri tek nisja e punës në terren.

“Shqipëria është në një ecuri pozitive në lidhje me përafrimin dhe qasjen ndaj Bashkimit Europian. Për sa u përket projekteve të infrastrukturës, Shqipëria, sipas vëzhgimeve tona, ndodhet mjaft mirë për sa u përket marrjes së financimeve, por duhet vënë theksi në zbatimin e tyre. Shpesh herë kalon një kohë shumë e gjatë nga marrja e financimit, nga nënshkrimi i kredisë, deri në momentin kur ekskavatori fillon dhe gërmon dheun. Kjo periudhë duhet të shkurtohet. Në një kontekst global kaq dinamik, koha është bërë shumë e çmuar”, thotë zoti Hackaj.

Ai i bëri këto komente në çelje të një konference që Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim zhvilloi sot mbi ndërlidhshmërinë shumëpërmasore të Bashkimit Europian me vendet joanëtare si 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbi mundësitë e mëdha që u ofrojnë atyre për zhvillim Procesi i Berlinit dhe Nisma e BE-së Global Gateway.

Zoti Hackaj përmendi si një rast suksesi projektin e gazsjellësit TAP, ndërsa renditi disa nga shkaqet që në rastin e Shqipërisë e tejzgjatin kohën nga marrja e financimit europian deri tek nisja e punës në Kantier.

“Janë disa faktorë: është mungesa e kapaciteteve, është burokracia, janë procedurat e ndryshme, janë problemet inherente ose të brendshme në një proces kaq të ndërlikuar, por rrugët mund të zgjidhen. Kur Shqipëria ndërtoi TAP-in në 8 vjet, një projekt 1.2 miliardë euro, që funksionon në mënyrë të përkryer, i cili për mua është projekti i konektivitetit më i mirë dhe më i suksesshëm në Ballkan, nuk ka arsye të mos zbatohen projekte të tjera, që janë ndoshta më pak të komplikuara se sa ky projekt”, thotë zoti Hackaj.

Përvoja 10-vjeçare e Procesit të Berlinit me Ballkanin Perëndimor, si dhe mundësitë e reja të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor u shqyrtuan sot në konferencën ku morën pjesë politikëbërës nga Bashkimi Europian, nga vendet e anëtare të Bashkimit, nga Ballkani Perëndimor, nga institucione financiare ndërkombëtare dhe të bashkëpunimit rajonal.

Komisioni Europian ka miratuar një Plan të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, mbështetur nga një fond 6 miliardë euro, në mënyrë që vendet e rajonit të përfitojnë investime edhe para se të anëtarësohen në BE. Plani synon të nxitë rritjen ekonomike dhe investimet, e njëkohësisht të përshpejtojë reformat sociale e ekonomike në vendet e rajonit në përputhje me standartet e Bashkimit Europian, ku po përpiqen të integrohen./VOA

të fundit

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin tezës, Lapaj i zhgënjyer: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, 12 vite miqësi, ka ngrënë bukë tek shtëpia e nënës sime

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…

16 minutes ago

Publikohen rezultatet e konkursit për mjekësinë, janë pranuar 436 aplikantë

Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…

36 minutes ago

EMRI/ Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës

Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…

1 hour ago

Djali 13-vjeçar tentoi të shpëtonte Marjola Nakolecin, iu hodh në qafë babait për ta ndaluar, 36-vjeçarja dha frymën e fundit në duart e vajzës

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…

1 hour ago

“Evropë, a do të kërcejmë?”/ Eurovisioni rikthehet në Vjenë, finalja mbahet më 16 maj

Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…

1 hour ago

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra në gjithë territorin, 4 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…

1 hour ago