Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës ku dy vëllezër janë konfliktuar me dy vëllezër të tjerë për motive të dobëta.
Mësohet se si pasojë e konfliktit shtetasi E. K dhe A. Zh, janë dëmtuar lehtë dhe pas ndihmës mjekësore janë shoqëruar në Komisariat së bashku me palën tjetër të përfshirë në konflikt, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:40, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë xhamisë, shtetasit E. K., 36 vjeç, dhe A. Zh., 26 vjeç (vëllezër), dyshohen se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizkisht, me shtetasit A. J., 26 vjeç dhe A. J., 23 vjeç (vëllezër).
Si pasojë e konfliktit shtetasi E. K dhe A. Zh, janë dëmtuar lehtë dhe pas ndihmës mjekësore janë shoqëruar në Komisariat së bashku me palën tjetër të përfshirë në konflikt, për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar…
Endrit Shabani, i ftuar në studion e News24, ka folur pas emërimit të tij si Avokat i Popullit, duke komentuar…
Më 24 dhjetor, një datë me domethënie të veçantë për Luizin Ejlli, artisti hyri në shtëpinë e Big Brother VIP…
Xhudistja më e mirë e Kosovës, Distria Krasniqi, e mbyll vitin edhe një herë në majën e xhudos ndërkombëtare si…
Gentian Gjyli, i cili është marrë i pendehur nga SPAK “për shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest…
Gjykata e Apelit ka hequr masën e ‘arrestit në shtëpi’ ndaj biznesmenes Elisabeta Dosti. Dosti u dënua nga Gjykata me…