Vlonjatja vjen nga Kanadaja për të përsëritur foton me shokët e fakultetit pas 40 vitesh

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela shqiptare ka qenë doktoresha e shkencave Ruki Kondaj e cila së bashku me miqtë e saj të Fakultetit të Mjekësisë kanë vendosur të takohen të gjithë pas 40 vitesh.

Ardit Gjebrea: Ajo që na ka shkruar është një mikeshë tek “Ka një mesazh për ty”, unë e kam takuar vite më parë tek Samiti i Diasporës ku ajo është vlerësuar dhe nga Kryeministri me titullin “Shqiponja e artë”. Ajo është doktoreshë shkencash dhe është diplomuar në universitin e Bokonit në Itali, anëtare e organizatave ndërkombëtare, së fundmi ka punuar dhe si këshilltare në Ministrinë e Shëndetësisë së Ontarios dhe ka marrë medaljen e diamantit të kurorës së mbretëreshës. Është zonja Ruki Kondaj e cila vjen pas 40 vitesh të takojë miqtë e saj të fakultetit.

Të lidhura

None found

Rukia ka treguar për Ardit Gjebrean se në Fakultetin e Mjekësisë nuk ka ardhur që prej 15 vitesh, që kur ka dorëzuar librin e saj për dhuratë, pedagogëve dhe studentëve dhe sot vjen nga Kanadaja për t’u ritakuar me studentët e farmaceutikës.

Ajo tregon se me shokët dhe shoqet e saj kanë bërë një foto në shkallët e këtij fakulteti në 31 Maj të vitit 1981 dhe kanë bërë 40 vite këtë vit.

Ardit Gjebrea: Sa studentë keni qenë gjithsej?

Ruki Kondaj: Ne kemi qenë 18 veta sepse kanë qenë nga 1 për çdo rreth, unë vija nga Vlora.
Sapo kishte mbaruar një master në universitetin e Bokonit në Itali, ajo iku në Kanada në vitin 2000 dhe për disa vite ka qenë mes dy vendeve, ku ka qenë tepër e vështirë.

Ardit Gjebrea: Kishe kontakt me studentët e tjerë?

Ruki Kondaj: Kam pasur, por jo me të gjithë sepse atëherë nuk ishin farë të zhvilluara rrjetet sociale, telefonat ishin pa internet. Shumicën e tyre nuk i kam takuar, i kam takuar në 35-vjetor që ka qenë në 2016, e kemi bërë në verë dhe atëherë nuk kanë ardhur të gjithë.

Rukie tregon se takimin e ka organizuar ajo dhe ia ka propozuar si ide të gjithë miqve të saj përmes një bisede të përbashkët në Ëhats App. Ajo tregon se ia arriti të sjellë dhe 4 miqtë e saj që ndodheshin jashtë Shqipërisë dhe mungon vetëm një prej tyre që ka humbur jetën këtë vit për shkak të një sëmundje të rëndë.

Rukie ka rrëfyer edhe agjendën e tyre. Pasi të takohen të gjithë në fakultet dhe do bëjnë një foto tek i njëjti vend, ku e kanë bërë dikur para 44 vitesh, tek shkallët e Fakultetit të Mjekësisë. Më pas do shkojnë në varreza për të vizituar mikun e tyre që ka humbur jetën. Ata kanë rezervuar në një hotel në Golem ku do kalojnë natën të gjithë se bashku dhe ditën tjetër gjithsecili në punën e tyre.

Të gjithë u takuan në oborrin e fakultetit ku u përqafuan me mall dhe dukeshin tepër të lumtur që panë njëri-tjetrin dhe në fund u drejtuan tek shkallët për të ribërë të njëjtën fotot që ka qenë bërë në vitin 1977 tek shkallët e Fakultetit të Mjekësisë./albeu.com

të fundit

Synojmë grupet e Europa League”, presidenti i Egnatias rrit objektivat: Çelësi është puna, jo fjalët

Agim DemroziPresidenti i Egnatias, Agim Demrozi është shfaqur mjaft besimplotë për “urinë” e ekipit të tij, jo vetëm me prezencën…

3 minutes ago

Manchester United pranon klauzolë të pazakontë për largimin e Altay Bayindir

Manchester United ka pranuar një klauzolë të veçantë si pjesë e marrëveshjes për largimin e portierit Altay Bayindir, i cili…

21 minutes ago

Israel Refuses to Budge from Lebanon, Defense Minister Says: We Will Not Leave Until Hezbollah Is Disarmed

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Isrrael Katz ka deklaruar sot se ushtria izraelite do të qëndrojë në Liban, pasi Hezbollahu…

26 minutes ago

Horoskopi 14 Gusht 2026/ Cilat janë shenjat që favorizohen nga fati

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju do mbylleni ne vetvete dhe…

26 minutes ago

Grid Overload Cuts Power in Saranda for Over 30 Minutes

Prej më shumë se 30 minutash, Lagja nr. 1 në qytetin bregdetar të Sarandës po përballet me ndërprerje të energjisë…

26 minutes ago

Powerful Explosion at Arms Factory Near Rome as Heat and Wind Fueled the Fire

Një shpërthim masiv në një depo armësh tronditi të enjten Italinë. [...] Read More... The post Shpërthim i fuqishëm në…

27 minutes ago