Jemi në 16 Dhjetor dhe mesditën e sotme termometri pritet të shënojë në pasdite 23 gradë celcius.
Dita ka nisur me kthjellime dhe vranësira të shpeshta ku nuk mungojnë dhe momente me reshje shiu, kryesisht në zonat veriore të territorit shqiptar. Zonat jugore mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
None found
8 gradë shënon temperatura minimale ditën e sotme në zonat malore. Në këto zona termometri ngjitet në 18 gradë celcius. 14-17 gradë celcius do të shënojë minimumi në zonat e ultësirës perëndimore. Ndërsa mesdita sjell një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë. Edhe ditën e djeshme temperaturat ishin të larta, por sot presim 23 gradë celcius për disa nga qytetet e shtrirjes perëndimore.
Kemi një qarkullim të masave ajrore nga jugu. Vjen nga msdheu, është ajri i ngrohtë që vjen nga veriu i afrikës, ngroh dhe ngopet me lagështirë në mesdhe dhe vjen drejt brigjeve të Ballaknit, bën me dije meteorologia Tanja Porja.
Parashikohet që dita e shtunë të sjelli një klasifikim të reshjeve në territor, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat veriore dhe veri-perëndimore, ku do të krijohen edhe problematika të përkohshme përsa i përket përmbytjeev. Por orët e mbremjes do të sjellin përmirësim dhe dobësim të këtij sisitemi.
Dita e diel pritet të jetë pa reshje shiu, por vranësira të shpeshta./albeu.com/
Një zjarr me përmasa të mëdha është duke u përhapur në Malin e Çikës, teksa raportohet se po i afrohet…
Shqipëria U-21Kombëtarja shqiptare U-21 e ka nisur me një pikë aventurën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa ka barazuar 1-1…
Sipas Diario AS, drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, kishte vendosur 20 qershorin si afat të prerë…
Dashi Marrëdhënia ne çift do lere për te dëshiruar gjate gjithë kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me…
Një zjarr me përmasa të mëdha është duke u përhapur në Malin e Çikës, teksa raportohet se po i afrohet…
Real Madridi ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të La Ligës, pasi triumfoi 2-1 ndaj Espanyolit në…