shqiperi

Vijon drama e eksporteve dhe në maj, bien me 5.2% për 5-mujorin, thellohet deficiti

Eksportet kanë vijuar rënien dyshifrore për të tretin muaj radhazi në maj, duke bërë që i gjithë pesëmujori të kthehet me tendencë negative, pavarësisht ecurisë pozitive në dy muajt e parë të vitit.

Mineralet e lëndët djegëse, së bashku me materialet e ndërtimit e metalet kanë ndikuar në këtë rënie, tekstilet e kanë marrë veten pak në maj, por mbeten me rritje minimale, ndërsa ecurinë më pozitive po e shënojnë eksportet e produkteve bujqësore dhe të makinerive e pajisjeve.

Të lidhura

None found

Sipas INSTAT, në maj 2023, eksportet e mallrave arritën vlerën 40 mld lekë, duke u ulur me -11,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 16,8 %, në krahasim me Prill 2023. Efekti negativ në prill ka ardhur nga “Materiale ndërtimi dhe metale”  dhe përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”.

Sipas INSTAT, gjatë muajit maj 2023, në uljen e eksporteve prej -11,7 %, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -10,4 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -7,1 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,6 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +2,9 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +1,0 pikë përqindje.

Në këtë pesëmujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 196 mld lekë, duke u ulur me -5,2 %, si reflektim i rënies së cmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare, por edhe zhvlerësimit të euros, që redukton të ardhurat në lekë për eksportuesit.

Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,1 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,7 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje.

Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,5 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,0 pikë përqindje.

Në janar shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%. rënia nisi në mars, me 11.7%, u thellua në prill me 19.3% dhe vijoi tendencën negative në maj me -11.7%.

Fasoni e merr pak veten në maj

Në prill, eksportet e “Tekstile dhe këpucë”, shënuan një rënie të fortë prej 13.1% për herë të parë në shumë muaj. Kjo tendencë negative erdhi pasi ky grup ishte zgjeruar me më pak se 1% në mars me bazë vjetore, teksa në shkurt ishin rritur në 4.2% me bazë vjetore, nga 12.8% që kishte qenë ecuria pozitive në janar. Për gjithë katër mujorin, ky grup është rritur me 0.68%.

Sipas eksportuesve, ecuria e dobët e eksporteve u ndikua nga rënia e shitjeve për shkak të shtimit të kostove. Megjithtë në maj, eksportet e tekstile e këpucë iu rikthyen rritjes në vlerë, me 3.6%.

Gjithsei, për gjithë 5 mujorin zgjerimi mbetet minimal në vetëm 1.3%.

Ky grup është ndër më të goditurit nga rënie e euros dhe është në negociata me Ministrinë e Financave për një paketë mbështetëse.

Bien dhe mineralet e lëndët djegëse

“Mineralet dhe lëndët djegëse” ranë me 33% në maj. Burime nga Bankers Petroleum thanë se ndonëse ata të gjithë prodhimin po e çojnë për eksport, rënia ka ardhur si rrjedhojë e çmimeve më të ulëta të naftës.

Për 5 mujorin, tkurrja është 7.5%.

Materialet e ndërtimit dhe metalet në tkurrje të ndjeshme

Materialet e ndërtimit dhe metalet vijuan me tkurrjen e ndjeshme dhe në maj, me -42%, duke pasur ecurinë më negative nga të gjitha grupet. Sipas burimeve nga Kurum, një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, tendenca lidhet me disa faktorë, si rënia e çmimeve, por dhe frenimi i kërkesës.

Për 5 mujorin, ky grup u tkurr me 36%, duke dhënë ndikimin më negativ në ecurinë e eksporteve.

Ushqimet, pijet dhe duhani i rikthehen rritjes së fortë në maj

“Ushqimet, pijet dhe duhani” u rritën me vetëm 1.6% në prill (nga 18.2% në mars). Përfaqësuesit e sektorit thonë se janë ndikuar nga rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare për shkak të motit të favorshëm, që ka rritur prodhimin. Megjithatë në maj sektori iu rikthye rritjes së shpejtë, duke u zgjeruar me 24.6%.

Për 5 mujorin, ky grup është zgjeruar me 15% për shkak të ecurisë së mirë në tre muajt e parë të vitit fhe të majit.

Edhe Industria automotive i rikthehet rritjes

Eksportet e Makineri, pajisje, pjesë këmbimi ishin deri në muajin mars grupi që po shënonte ecurinë më të mirë të eksporteve si rrjedhojë e zgjerimit të fabrikave që punojnë në industrinë mbështetëse automotive. Por, në prill, edhe ky grup shënoi rënie të eksporteve me 5.9% me bazë vjetore, duke u ndikuar nga zhvlerësimi i euros.

Megjithatë në maj, grupi iu rikthye rritjes, duke u zgjeruar me 10.5%. Për 5 mujorin eksportet ishin gati 14% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Thellohet deficit tregtar

Sipas INSTAT, në Maj 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 40 mld lekë, duke u ulur me -11,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 16,8 %, në krahasim me Prill 2023. Importet e mallrave arritën vlerën 81 mld lekë, duke u rritur me 1,2 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 7,7 %, në krahasim me Prill 2023. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 41 mld lekë, duke u rritur me 17,8 %, krahasuar me Maj 2022 dhe me 0,2 %, në krahasim me Prill 2023.

Në këtë pesëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 196 mld lekë, duke u ulur me -5,2 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 364 mld lekë, duke u ulur me -0,3 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 167 mld lekë, duke u rritur me 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Bien eksportet me Italinë, rriten me Kosovën dhe Spanjën

Në muajin Maj 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Maj 2022 janë: Italia (11,7 %), Gjermania (31,2 %) dhe Maqedonia e Veriut (19,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, është: Kosova (23,6 %), Greqia (2,8 %) dhe Spanja (331,5 %).

Gjatë këtij pesëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,9 %), Gjermania (29,2 %) dhe Kina (45.9 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (40,3 %), Kosova (7,2 %) dhe Maqedonia e Veriut (22,4 %).

Në muajin Maj 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Kina (55,3 %), Greqia (3,6 %) dhe Gjermania (8,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me Maj 2022 janë: Italia (4,8 %), Turqia (17,6 %) dhe Maqedonia e Veriut (26,1 %).

Gjatë këtij pesëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (3,2 %), Turqia (20,4 %) dhe Greqia (13,6 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (37,3 %), Gjermania (8,1 %) dhe SHBA (49.0 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,6 %, të gjithë tregtisë. Në maj 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,3 %), Kina (8,3 %), Greqi (6,6 %) dhe Gjermani (6,1 %).

Shkëmbimet tregtare, për pesëmujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 59,3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Maj 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,5 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,4 %), Kina (7,3 %), Turqia (7,0 %) dhe Greqia (6,8 %)./monitor

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Tags: eksportet

të fundit

Vllaznia vijon ndryshimet, largohet edhe zëvendëstrajneri Ergi Borshi

VllazniaNë bazë të raportimeve nga mediat lokale në Shkodër, bëhet e ditur se është marrë vendimi për largimin e zëvendëstrajnerit,…

10 minutes ago

Pesë skuadra në krye të Ligës së Kampionëve pas tri xhirove, të gjitha me nëntë pikë

Faza e ligës në Ligën e Kampionëve po bëhet gjithnjë e më interesante, me skuadrat që synojnë të grumbullojnë sa…

11 minutes ago

Kush gjuan me gurë ndaj policisë? Blendi Fevziu identifikon të rinjtë e dhunshëm: Babai në emigrim, nëna që në mëngjes herët në punë

Blendi Fevziu ka bërë një analizë të situatës familjare dhe sociale të fëmijëve që janë përfshirë në përplasjet gjatë protestave,…

14 minutes ago

Hamza largohet nga drejtimi i PDK-së, Çitaku emërohet ushtruese e detyrës

Bedri Hamza ka dhënë të mërkurën dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, më pak…

19 minutes ago

Cakolli: Shiroka-Pula must decide on the Specialist Chambers Law by October 23

Afati për dekretimin ose kthimin e ligjit përfundon më 23 tetor – në rast të kthimit, Kuvendi mund ta miratojë…

32 minutes ago

Kurtishi rejects claims that breast cancer patient who died went four months without therapy

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, ka reaguar pas raportimeve për vdekjen e një pacienteje me kancer…

32 minutes ago