Dy të mitur kanë terrorizuar me pistoletë lodër dy persona në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe më pas i kanë vjedhur paratë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20.
“Dy të miturit, nën kërcënimin e një arme lodër, i vodhën një shumë parash dy shtetasve dhe më pas u larguan”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Njëri prej adoleshentëve, 17 vjeç u arrestua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërsa bashkëpunëtori i tij, gjithashtu 17 vjeç u shpall në kërkim.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të miturit, janë autor të dyshuar edhe të vjedhjes së një shume parash, në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli”.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave, pistoletën imituese dhe biçikletën të cilët autorët e përdorën për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupimi Qytetar kundër Projektit TID në Durrës, ka zhvilluar këtë të enjte protestën e radhës para Bashkisë. Anëtarët e familjeve…
Lëkundjet sizmike kanë vijuar edhe ditën e sotme në juglindje të vendit. Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti i fundit është…
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, u paraqit mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e SPAK. Ai qëndroi…
Serge Gnabry do të jetë një lojtar i Bayern-it deri në 2028-ën. Klubi bavarez lajmëroi pak çaste më parë rinovimin…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka shpallur fajtorë tre të pandehurit për…
Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme e Apelit, ka dhënë masat e sigurisë për të akuzuarit e dosjes së AKSHI-t,…