Categories: shqiperisport

Veseli: Uellsi ekip i fortë, kam dhe 2 vite kontratë me Salernitanën

Një ide më të qartë për Uellsin, kundërshtarin e radhës së Shqipërisë në miqësoren e 5 qershorit, pasi i kanë parë në aksion Gareth Bale me shokë në  testin e së mërkurës me Francën. Përtej humbjes 3-0 të Uellsit, Frederic Veseli e vlerëson si një ekip të fortë që në barazim numerik u shfaq i barabartë me kampionët e Botës.

“E kemi pare ndeshjen e Uellsit me Francën dhe derisa morën kartonin e kuq u dukën të barabartë me ta. Janë shumë ekip i fortë, janë kualifikuar në Kampionatin Europian, nuk mund t’ia gjykojmë lojën sepse ishin me një lojtar më pak. E mbaj mend dhe ndeshjen që kemi fituar me Uellsin para dy vitesh, por nuk duhet ti nënvlerësojmë janë ekip shumë i fortë”.

Të lidhura

None found

Si Uellsi ashtu dhe Republika Çeke shquhen për forcën fizike, por ky është një aspekt ku gjithsesi mbrojtësi beson se kuqezinjtë i kanë armët për t’ju kundërvënë.

“Dhe ne kemi disa lojtarë fizik, është detyra jonë të t’i bllokojmë dhe të mos ti lejmë të bëjnë lojën e tyre fizike, tua mbyllim hapësirat. Sigurisht do të bëhemi gati me stafin të na tregojnë si kundërshtohet kjo mënyre loje”.

Edhe pse të dy testet e radhës janë në kuadër të përgatitjeve për të qenë gati për ndeshjen zyrtare të shtatorit, për Veselin edhe rezultati është i rëndësishëm.

“Normal që rezultati është gjithmonë i rëndësishëm dhe ne jemi në një faze përgatitore prag shtatorit, për ne nuk ka kurrë miqësore, japim 100% në çdo ndeshje, për ne është një mundësi të testojmë veten te jemi 150% kundër Polonisë dhe Hungarisë”.

Veseli është ngjitur me Salernitanën në Serinë A, aty ku luajnë dhe Hysaj, Ismajli e Gjimshiti, padyshim një faktor pozitiv për mbrojtjen kuqezi.

“Varet se futbolli Shqiptar është i vlerësuar dhe jashtë, në Serinë A futbolli defensiv është më i miri në botë, e njohim njëri tjetrin dhe përmes kampionatit europian por qellimi është të jemi i gjithë ekipi në harmoni, të ndjekim drejtimin e trajnerit”.

E fundit për sa i përket merkatos, Veseli është i gatshëm të respektojë marrëveshjen me Salernitanën në Serinë A, edhe pse ofertat siç e pranon nuk i mungojnë.

Kam akoma dhe dy vite kontratë me Salernitanën, janë shfaqur disa interesime nga jashtë dhe nga Italia, por do të përqëndrohem dhe një here me Kombëtaren dhe jam i kënaqur me arritjen sepse kam merituar në këto dy vite të vështira që kam kaluar, por me punën time e treguam dhe jemi kthyer me në Serinë A. Ëshët një event i veçantë për ne dhe tifozët, por dhe për mua pasi luaj sezonin e tretë në Serinë A”.

të fundit

Opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim

Lista e përbashkët e partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë” është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,…

7 minutes ago

Kina kërkon hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, paralajmërohen hapa të rinj tregtarë me SHBA

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i bëri thirrje SHBA-së dhe Iranit që të vazhdojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes…

28 minutes ago

Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë

Shqipëria renditet si vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë dhe i 13-ti në botë, me të…

44 minutes ago

Nuk do të na shkonin kurrë në mendje, ish-banorët e Big Brother Vip kapen “mat” duke u puthur

Dy prej konkurrentëve për të cilët asnjëherë nuk do të na shkonte nëpër mend se do të kishin një histori…

46 minutes ago

“‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”/ Gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat

Në gjykatën e ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court të Londrës, një shqiptar i hetuar nga prokuroria Elbasan dhe dënuar…

59 minutes ago

BE ka vendosur vijën e kuqe për Ballukun/ Ish-ministrja e Integrimit: Anëtarësimi në vitin 2027 i pamundur, ja shkaqet e bllokadës

Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e LSI (sot PL), Klajda Gjosha, shprehet se shkaku kryesor i bllokimit të integrimit të…

1 hour ago