shqiperi

VENDIMET/ Lulzim Basha barazon Sali Berishën me Enver Hoxhën: Përjashtohet nga çdo funksion në PD! (FOTO LAJM)

Me 5004 delegatë, Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Lulzim Basha ka marrë vendime të rëndësishme anti-Berisha dhe anti Kuvendit të 11 dhjetorit.

Si fillim, Berisha është përjashtuar nga çdo funksion drejtues në PD, për shkka të shpalljes “non-grata” nga SHBA. Ky propozim i Kryesisë u miratua sot në mënyrë unanime nga delegatët e PD të mbledhur në Kuvendin Kombëtar.

Po ashtu u miratua edhe vendimi për të ratifikuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetorit 2021, që dënonte lëvizjen e Berishës duke e quajtur anti-amerikane.

Edhe Kuvendi Kombëtar e konsideron nul Kuvendin e Berishës, dhe për to nuk ka asnjë vlerë politike, ndërsa shtohet se ai ka vepruar si Enver Hoxha, ku ka themeluar një organizatë anti-amerikane, nga e cila distanohen me forcë.

3 vendimet e Kuvendit Kombëtar

  1. Ratifikimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetor 2021
  2. Me propozim të kryesisë së PD në mbledhjen e djeshme, pas një diskutimi dhe debati të gjërë brenda kryesisë, kryesia i propozon kuvendit kombëtar, që në funksion të së ardhmes të PD, të mbrojtjes së vlerave dhe të parimeve themelore të saj, për një Shqipëri si Evropa, marrëdhëniet me SHBA janë të paprekshme.

Duke mbështetur vendimmarrjen e këshillit kombëtar, kryesisë, kryetarit të partisë, dhe duke parë të ardhmen e  vendit në udhëkryq dhe të ardhmen e PD të kërcënuar, nga jehona të së shkuarës frymë revanshiste që kërkon të shkatërrojë opozitën nga flukse me ide anti-demokratike, vendos:  a- shpallja non grata nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD; b. Të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive.

  1. Ndryshim në nenin 58 të statutit, për të shtuar një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të Aleancës Qytetare për Demokracinë.

Rezolutë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në 12 dhjetor 2021 në përmbushje të përgjegjesive të veta politike dhe statutore, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve, -Diskutoi mbi situatën shqetësuese  të krijuar nga lëvizja e zotit  Sali Berisha pas pezullimit të tij nga Grupi Parlamentar dhe tubimi i  tij përmbledhës i datës 11 dhjetor;

-Konstatoi se thirrja e ketij tubimi me pretendimin se po mblidhte një Kuvend të Partisë Demokratike  dhe të ashtuquajturat “vendime” shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimarrjen e saj si institucion politik;

-Vëren se tubimi falsifikoi dhe përdori simbolet dhe logot e Partisë Demokratike në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore;

-Vlerëson se lëvizja “Berisha” dhe tubimi i  djeshëm si finalizim i saj janë  një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shbërjen e saj si forca më properëndimore në vend,  duke  synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbojtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA.

-Konkludon se çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendim i këtij tubimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike.

-Afirmon se Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm e gjithëpërfshirës i demokratëve, ku do të diskutohet, debatohet e vendoset në mënyrë demokratike për thellimin e  demokracisë se brendshme dhe fuqizimin e PD-së përballë sfidave të kohës.

– Konsideron se duke instrumentalizuar disa problematika të brendshme të Partisë Demokratike, shqetësimet dhe ndjeshmëritë e sinqerta të mjaft demokratëve pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, si dhe duke mobilizuar e  mbedhur rreth vetes një grup organizatorësh me agjendë dhe interesa personale të së shkuarës dhe të sotmes,  lëvizja “Berisha” për të shantazhuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  siç e deklaroi hapur në fjalën e tij, Sali Berisha hodhi dje bazat e një organizatë politike me frymëzim antiamerikan që vetëm me PD-në nuk ka e nuk do të ketë asnjë lidhje kurrë.  Kjo është lëvizja e parë antiamerikane në historinë e tri dekadave të sistemit demokratik dhe e dyta në historinë e Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës.

-Partia Demokratike distancohet me forcë dhe dënon lëvizje të tilla që  bien ndesh me  përcaktimet  identitare të saj, me interesat  e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, me marrëdhëniet strategjike jetike të Shqipërisë dhe Kombit  shqiptar me SHBA.

-Këshilli Kombëtar apelon demokratët që ishin në tubimin e 11 dhjetorit për shqetesimet e tyre legjitime, që nuk kanë lidhje me agjendën dhe interesat përsonale të Sali Berishës, të reflektojnë dhe të qëndrojnë të bashkuar me shumicën e demokratëve rreth historisë dhe vlerave të shenjta të Partisë Demokratike.

-Këshilli Kombëtar e konsideron luftën kundër korrrupsionit dhe pandëshkushmërisë  në sferat e larta si një element kyç për  vendosjen  e shtetit të së drejtës, mbajtjen e zgjedhjeve  të lira e të ndershme,  integrimin e Shqipërisë në BE, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, zhvillimin dhe mirëqenien e familjeve shqiptare. Në ketë luftë vendosja nga SHBA e antikorrupsionit si përparësi e politikës së saj dhe përdorimi i sanksioneve kundër zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar në  Shqipëri ka qenë dhe është një faktor vendimtar për shembjen e sundimit  aktual dhe shumëvjeçar të korrupsionit dhe paligjshmërisë në vend

-Këshilli Kombëtar shpreh vlerësimin dhe e mbështetjen e plotë për ngritjen në një nivel të ri dhe më të ngushtë të marrëdhënieve të bashkëpunimit të Partisë Demokratike dhe kryetarit të partisë me SHBA.

-Këshilli Kombëtar mbështet të gjithë veprimtarinë dhe vendimmarrjen e Kryetarit, Kryesisë dhe Grupit Parlamentare për mbrojtjen e interesit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj si opozita dhe alternativa e vetme për largimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e demokratëve si forcë qeverisëse. /albeu.com/

 

të fundit

Horoskopi 15 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe…

1 hour ago

Me armë në dorë/ Çfarë postonte 14 vjeçari që vrau bashkëmoshatarin në Maliq

“Mos më kërko unë nuk vij. Por shfaqem kur ty ‘sta pret mendja”. Këto ishin fjalët që autori i vrasjes…

2 hours ago

Izraeli thotë se është në bisedime me disa shtete për zhvendosjen e palestinezëve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është në bisedime me disa shtete për pranimin e palestinezëve të zhvendosur për…

2 hours ago

U burgos padrejtësisht nga regjimi komunist, ndërron jetë inxhinieri Saimir Maloku

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare Saimir Maloku, inxhinieri i shquar dhe ish-i burgosuri politik. Maloku, student i dalluar…

2 hours ago

Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon…

2 hours ago

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa…

3 hours ago