shqiperi

“Vëllezërit më shihnin të nxirë”, e dhunuar nga ish-burri, Mimoza tregon si i ndryshoi jeta me amerikanin

Mimoza Dobra Sawtelle jeton prej vitesh në SHBA, ku ka ndërtuar jetën e saj. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Mimoza tregoi se u largua nga Shqipëria në një moshë të re, kur kishte një vajzë të vogël. Ajo rrëfeu historinë e jetës, ndarjen nga babai i vajzës së saj dhe njohjen me amerikanin.

Mimoza rrëfeu se si çdo vajzë shqiptare u fejua me mblesëri por edhe pse e kuptoi se gjërat mes saj dhe të fejuarit nuk shkonin mirë, vendosi që të mbyllte sytë për hir të familjes dhe mentalitetit. Ajo theksoi se i është dashur që të durojë dhunën që ai ushtronte vazhdimisht por vazhdoi me të dhe për hir të vajzës.

“Isha pak shumë e ndjeshme dhe më bënte përshtypje çdo lëvizje jo e duhur e ish-burrit tim. Njëkohësisht femra intimidohet dhe thosha se çfarë po ndodh me mua. Kështu duhet të jetë martesa? Kështu të trajton burri? Ky është realiteti shumë i hidhur, problemi ishte se nuk i thosha familjareve se ai ka vënë dorë.

Vinte dorë dhe më vinte zor nga vetja. Nuk doja sherre. Ia mbuloja, e justifikoja ndonjëherë kur më shihnin vëllezërit me shenjë të nxirë.”, tha ajo duke shtuar më tej se kur familjarët e kuptuan se ai ushtronte dhunë e inkurajuan t’i jepte fund.

Mimoza tregoi se pas largimit në SHBA me burrin dhe vajzën, kuptoi se nuk mund të vazhdonte më dhe t’i jepte fund martesës.

“Dhe vajzën nuk doja ta rrisja pa babnë e vet. Ai nuk ishte një burrë për mua dhe as një baba për gocën. Nuk jam pishman pse e vazhdova.

Kur e bëra ndarjen, nuk kisha asnjë arsye për ta kthyer kokën pas dhe isha gati për ta filluar jetën bashkë me gocën. Fillova ta ngrija zërin dhe ta mbroj veten time.”, tha ajo. Pas disa vitesh njihet me një shtetas amerikan, me të cilin është martuar prej vitesh.

Së shpejti, ajo pret që të bëhet gjyshe pasi vajza e saj është në pritje të fëmijës së parë.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe dhe e mirëpres fjalën gjyshe në çdo moment.”, tha Mimoza.

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

7 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

8 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

8 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

9 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

9 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

9 hours ago