Konkurrenti i BBV, Donald Veshaj, i ka bërë një surprizë të mrekullueshme vëllait të tij, Marios, nga shtëpia e famshme.
Sot, Mario, vëllai i tij feston ditëlindjen ndaj aktori i humorit ka menduar t’i bëjë diçka të veçantë.
None found
Ai ka shkruar në një bluzë “Mario edhe 100 vjeç, të dua” dhe më pas e ka veshur.
Së bashku me konkurrentët e tjerë, ata i kanë kënduar Marios këngën e ditëlindjes, surprizë e cila me siguri i ka pëlqyer shumë vëllait të tij.
Më herët, edhe vëllai i tij binjak Romeo, e surprizoi Donaldin brenda në shtëpi.
Ky i fundit është shfaqur me parashutë mbi shtëpi, teksa ka thirrur disa herë emrin e vëllait.
“Demi i vëllait, të do vëllai”, ka thënë Romeo.
Donaldi është shfaqur i prekur nga surpriza dhe është përlotur, ndërsa i kanë qëndruar pranë Semi dhe Kledi.
Nuk ishte hera e parë që Donaldi e shfaqte hapur dobësinë ndaj familjarëve./albeu.com/
Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë. Milihate Cokli,…
Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…
Më 31 tetor, në shumë vende të botës festohet Halloween-i, një nga festat më të njohura të vjeshtës, e karakterizuar…
Kryeministri Edi Rama, ka ftuar sërish në dialog studentët, të cilët janë ngritur në protestë dhe i kërkojnë dorëheqjen.Ditën e…
Lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të marrë sërish një kthesë të përshkallëzuar në ditët në vijim. [...]…
Prokuroria e Lartë Publike në Munih konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) se në Gjermani…