shqiperi

Veliaj: Nuk do të ndalemi në mandatin e tretë për zhvillimin e Tiranës

Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj zhvilloi një takim me banorët e Kombinatit, Kasharit dhe Astirit, të cilëve u premtoi se mandati i tretë, pas 14 Majit, do t’i dedikohet specifikisht këtyre zonave në Tiranë, që ashtu si me shkollën “Lasgush Poradeci” në Kombinat, do të shtohen edhe 5 shkolla të reja Astir, Yzberisht e Kashar.

“Tre vjet na bllokuan tek Astiri: ‘Nuk e duam autostradën, nuk e duam Unazën, nuk e duam zhvillimin’. Ja ku jemi sot! Është rritur vlera e pronës sepse ku vjen urbanizimi vjen zhvillimi. Ndaj, ju premtoj publikisht: Ky do të jetë mandati i dedikuar Astirit, Kasharit e Kombinatit, si kurrë më parë, për të shkuar deri në cepin e fundit dhe për t’u siguruar që siç e kemi me provë në Kombinat, ku kemi shkollën më të bukur në Shqipëri “Lasgush Poradeci”, apo shkollat “Betim Muço” dhe shkollën e re, që po bëhet nga e para, “Musine Kokalari”, ashtu do i kemi edhe 5 shkollat e Kasharit, Yzberishtit dhe Astirit,” deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nuk është tesera ajo që duhet të shtyjë në kutinë e votimit, por familja e gjithsecilit dhe mirëqenia e saj garantohet sot në Tiranë vetëm nga Partia Socialiste.

“Nuk dua të mendoni partinë e tesera, por dua që kush jeton në Kombinat, të shkojë e të votojë për shkollën “Lasgush Poradeci”, të shkojë e të votojë për shkollën “Betim Muço”, për kopshtin e për çerdhet, të shkojë e të votojë për faktin që Sharra nuk e nxjerr më atë tymin kancerogjen. Kush jeton në Kombinat, duhet të votojë për fëmijët e vet e nëse PS ka ndërtuar shkolla, kopshte, çerdhe, ka pastruar Sharrën, nëse PS ka bërë sot Kombinatin, kantierin më të madh të rindërtimit për të rikuperuar dëmin e tërmetit, votoni familjen tuaj dhe fëmijët tuaj. Nëse PS ka ndihmuar, atëherë vota për Partinë Socialiste është vota për fëmijët tuaj,” ishte apeli i Veliajt.

Ai nuk la pa përmendur edhe faktin se ai që garon sot përballë tij në Tiranë ka dalë deputet pikërisht me votat e Kombinatit, por nuk bëri asgjë për ta. Përkundrazi, tha Veliaj, sot i ka dhënë fytyrën e tij një 80-vjecari që ka shkaktuar shumë dhimbje e tragjedi në Shqipëri.

“T’i themi gjërat siç janë! Kombinati prodhoi edhe një deputet, i cili i ka dhënë sot fytyrën Saliut. Çun i ri, i ka dhënë fytyrën një 80 vjeçari, që vetëm na përçan, një 80 vjeçari që bashkë me Zenin e tij, Gërdecin e hodhi në erë; një 80 vjeçari që sot është bërë lolo, gazi i botës, rri në stadium tek pulle dhe u flet sediljeve bosh. I ka dhënë fytyrën e vet një 80 vjeçari, i cili vrau si frikacak, duke u fshehur pas perdes së Kryeministrisë, 4 socialistë të pafajshëm. Sa turp që një çun i ri jep fytyrën Saliut dhe Ilirit! Ne nuk kemi kundërshtarë përballë, ne kemi një maskë që po e përdor Saliu e Iliri. Nuk kemi ne punë me ata. Ne duam që Kombinati, Kashari dhe Astiri të ecin vetëm përpara,” u shpreh Veliaj.

Ai tha gjithashtu se ashtu si çerdhja e parë që sapo u hap në Astir, zona do të vijojë të transformohet me çdo shërbim si kudo në Tiranë. “Ne sapo kemi hapur një çerdhe të re në zonën e Astirit, aty ku s’kishte asnjë çerdhe, kopesht, shkollë, sepse kur e drejtonin ata e kishin mendjen vetëm për pallate dhe kur e morëm ne, e gjetëm me puset e Laknasit ujin tek Astiri. Tek autostrada nuk na lanë të punonim tre vite. Sapo ka filluar investimi i parë në arsim dhe nuk do ndalemi derisa ta çojmë deri në fund. Nuk do ndalemi deri sa e gjithë Unaza të mbarojë me të 7 lotet e tjera, për t’u siguruar që Tirana çliron komplet trafikun. Ne nuk do ndalemi dhe do sigurohemi që në zonën mes Kasharit e Kombinatit të jetë zona e lirë ekonomike me 7000 vende pune,” vijoi më tej ai.

të fundit

“Fotografi që mbajnë buzët hapur”, Xheneta sugjeron se përmbajtja e saj në Snapchat është më e veçantë

Influencerja, Xheneta Fetahu, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram Story, ku…

10 minutes ago

Prej kohësh në një lidhje me Lotina Hazirin, Mozzik: Më mban në formë dashuria

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, së bashku me Getinjon, kanë performuar së fundmi në një nga festivalet më të…

14 minutes ago

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Plani i rritjes po ecën siç duhet, kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, foli për mediat në Shkup, ku po mbahet dita e dytë e Samitit për…

21 minutes ago

Mos i ktheni në kurban të propagandës pas Brexit-it/ Rama i kundërpërgjigjet deputetit britanik: Shqiptarët mësojnë fëmijët dhe kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për deputetin britanik Nigel Farage, i cili ka kërkuar deportimin e shqiptarëve, me pretendimin…

58 minutes ago

Laert Haxhiu rrezikon “41 biss”/ Ekspertët e SPAK-ut nisin “thyerjen” e celularit që iu gjet në qeli

Prokuroria e Posaçme, ka marrë në administrim telefonin e gjetur brenda qelisë, që sipas të dhënave, i përkiste Laert Haxhiut.…

2 hours ago

Tragjedi në Londër/ Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të shtunën në Londër, ku një pemë e madhe është rrëzuar në një park publik,…

2 hours ago