shqiperi

Veliaj: Kundrështari politik është mësuar të prishë gjëra, sheshi “Skënderbej” ka fituar çmim si hapësira më e mirë në Europë

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, gjatë një takimi me banorët e njëisë 5 është ndalur tek premtimet e kundërshtarit politik, të cilat i konsideroi si ,arrëzi.

Veliaj rikujtoi se ata premtuan edhe nënkalim te “Zogu i Zi”, nënkalim te “Sheshi Shqiponja”, por nuk bënë asnjë nga këto.

Të lidhura

None found

“Zogun e Zi sapo erdhën në pushtet me rrena, e prishën. Ju kujtohet tre vjet bllokim te “Astiri” për nënkalimin te “Shqiponja”? Tani këta thonë do bëjmë nënkalim te Sheshi “Skënderbej” . Por, në qendër të Tiranës, aty ku ne kemi një hapësirë që ka fituar çmimin si hapësira më e mirë në Europë në 2018-ën, gropa nuk do të ketë më”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se për prishjen e “Sheshit Skënderbej” ka pasur reagime dhe nga Barcelona, qyteti i cili i dha dhe çmimin e parë realizimit të këtij projektit, si hapësira më e mirë publike.

“Morën sot nga Barcelona të shqetësuar thanë: Do prishni sheshin që ka marrë çmim?! Por – i thashë – jetojmë në demokraci dhe lejohet të thuash edhe marrëzi, lejohet të thuash edhe çudira, edhe dokrra të kësaj natyre. Në demokraci biem dakord të mos biem dakord. Ne histori si te Zogu i Zi, si te Astiri, që këta duan nënkalimet, shkuan t’i sabotojnë. Dhe të vetmet gropa ishin ato si e Hajdin Sejdisë. Ne mbrapa nuk kthehemi. Ne do shkojmë vetëm  përpara”, tha Veliaj.

të fundit

15 raste kur ia vlen të mendoni për një rikthim te ish-partneri

Ndonjëherë ndarja nuk është fundi i dashurisë. Por si ta kuptoni nëse rikthimi është një vendim i pjekur apo thjesht…

31 minutes ago

Pse shfaqet ish-partneri në ëndrrat tuaja? Shpjegimi mund të mos lidhet fare me të

Edhe kur mendoni se e keni harruar, ai person mund të rikthehet në ëndrrat tuaja. Por ajo që fshihet pas…

31 minutes ago

From international cocaine trafficking to a luxurious life in Dubai: who is the Albanian “Napoleon” and what is Suada Sherifi’s 17-million-euro fortune

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…

2 hours ago

Mickoski: The agreement with VLEN remains unchanged until 2028

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…

2 hours ago

North Macedonia approves joint border controls with Albania at five crossing points

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…

2 hours ago

Saveski confirms investigations into senior officials currently in office

Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…

2 hours ago