shqiperi

Veliaj ironizon sherrin brenda opozitës: PD-ja si “Big Brother”, zihen për të nxjerrë njëri-tjetrin nga shtëpia

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar sherrin brenda opozitës.

Veliaj tha se PD i ngjan realityshowt “Big Brother”, ku luftojnë për të nxjerrë njëri-tjetrin nga shtëpia.

“Robi që ka sy, robi që ka mendje, e sheh kush është çdo ditë duke hapur shkolla e kush duke hedhur molotovë. Kush është çdo ditë duke hapur çerdhe dhe kopshte e kush duke djegur goma, kush është çdo ditë duke afruar njerëz e duke u thënë ejani se bashkë mund të bëjmë më mirë, dhe kush është tërë ditën duke përjashtuar njerëz. Ata janë ende në “Big Brother”. “Big Brother” ka mbaruar, por ata janë ende duke nxjerrë njerëz nga shtëpia, kush doli sot e kush doli nesër. Ne i gëzohemi 6 mijë anëtarëve që janë futur në shtëpi dhe që e kanë bërë shtëpinë tonë më të madhe, më të bukur, më të fortë dhe më të përgatitur”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se pa PS, Shqipëria nuk do të ishte sot destinacioni numër një i turizmit i të gjithë Europës.

“Programi i tyre është digj dhe xhiro gomat. Sot falë PS-së dhe lidershipit, Tirana vitin tjetër është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës për 2025. Ishte Kryeqyteti i Rinisë parvjet, ishte Kryeqyteti i Sportit vjet. Nëse dikush mendon që: Hë me se këto do kishin ndodhur! Po këtu ishte Tirana, këtu ishte Peza, këtu ishte Ndroqi, këtu ishte Vaqarri, këtu ishin! Po nuk ishin turistët se nuk vinte njeri në një vend të mbushur me plehra, nuk vinte njeri në një vend ku rriheshin politikisht kundërshtarët, nuk vinte njeri në një vend, i cili kishte humbur aq shumë kohë. Aq shumë kohë duke kaluar me Piramidat. Po të kishim vazhduar me atë lojë të sherrit e të mos ishim shkëputur në 2013-ën në Shqipërinë e madhe e në 2015-n në Tiranë për ta bërë Tiranën zonjë e Shqipërinë lule, ne nuk do të ishim kund”, tha ai.

Ai shtoi se PS arriti të menaxhojë situatën e krijuar nga tërmeti duke krijuar dy lagje të reja në Vaqarr dhe Ndroq.

Veliaj tha se shkollat e reja të ndërtuara nuk kanë asnjë dallim me ato në qytet.

“Imagjino sikur të ishin ata në krye të detyrës kur ndodhi pandemia dhe kur ra tërmeti. Imagjinoni një parti që djeg selinë e vet, do e kishte bërë dot lagjen në Ndroq, që ka dalë një mrekulli?! Do e kishte bërë dot lagjen në Vaqarr që ka dalë një mrekulli?! Lagjen e fundit që sapo hapëm në Pezë. Një parti që djeg shtëpinë e vet, e sigurt që nuk mendon dot për çatitë tona e nuk mendon dot për fshatrat tanë, kjo është diferenca e madhe. Kur mendoj që vetëm në një njësi administrative ne kemi bërë katër shkolla. Kur shikoj shkollën e re në Vaqarr, nuk dallon fare nga shkolla “Kosova”, deklaroi Veliaj.

të fundit

Viti i hetimeve të bujshme/ Nga Balluku dhe Veliaj, te “AKSHI” dhe kryebashkiakët socialistë, dosjet që “shkundën” politikën shqiptare

Viti 2025, është shënuar nga një valë e fortë hetimesh dhe goditjesh penale ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe lokalë…

20 minutes ago

Ernest Muçi barazon rekordin e Kylian Mbappes dhe Foden…

Ernest Muçi, ka befasuar në Superligën Turke me paraqitjet dhe golat spektakolarë të tij, për klubin e ri tashmë të…

38 minutes ago

Aksident tragjik në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, humbin jetën 3 të rinj (EMRAT)

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, me pasojë humbjen e tre jetëve njerëzore…

57 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Janar 2026/ I ftohti dhe acari mbërthejnë vendin, temperaturat zbresin deri në -8°C

Dita e parë e Vitit të Ri 2026, ka nisur me temperatura  të ulëta. I ftohti dhe acari i dimrit…

2 hours ago

Këmbimi valutor 1 Janar 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…

2 hours ago

Zgjedhje, protesta, kaos në Parlament dhe zyrtarë të lartë nën lupën e drejtësisë/ 2025-a, viti i sfidave në politikë, ngjarjet që shënjuan vitin që lamë pas

Viti që po lëmë pas ishte dinamik sa i përket ngjarjeve politike. 2025 ishte një vit zgjedhor me zgjedhjet e…

2 hours ago