shqiperi

Vdiq në spital, familjarët e Jani Rustemit: E vrau shteti, do bëjmë vetëgjyqësi

Jani Rustemi, i cili u arrestua një muaj më parë në Tiranë pasi akuzohej për vjedhje tapetesh, ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT, ku ndodhej në gjendje kome prej 19 prillit.

28-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill.

Familjarët e Rustemit shprehen të indinjuar duke thënë se kjo është një vrasje nga duart e shtetit teksa hedhin poshtë argumentat e dala nga policia se djali i tyre përdorte lëndë narkotike dhe i është dhënë metadon si mjekim, duke theksuar se Jani ishte në gjendje tepër të mirë shëndetësore dhe nuk përdorte drogë.

Lulzim Mehmeti, kunati i të riut që humbi jetën, thotë se ajo çka duhej të bëhej me Jani Rustemin ishte të kryente dënimin dhe jo t’i merrej jeta.

Ata kërkojnë drejtësi nga shteti që të dalë në dritë e vërteta ose në të kundërt, siç paralajmërojnë, do të bëjnë vetëgjyqësi.

Më mori në telefon doktoresha dhe më tha hajde sepse djali është në gjendje të rëndë. Kur arrita këtu mora vesh që Jani ka ikur nga kjo jetë. I bëj thirrje të gjithë institucioneve, kryesisht Edi Ramës, ministrit të Drejtësisë të dalë e vërteta e atij djali sepse është gjynah që një djalë 27 vjeç të humbë jetën në komisariatin e policisë për një tapet. Kjo besoj se është një krim makabër. I bëj thirrje medieve ta shpërndajnë sa më shumkë këtë ‘live’ që të dihet e vërteta se çfarë bëhet. Të dalë e vërteta e atij djali se kush ia mori jetën. Ju lutemi të gjithëve në emër të familjes të nxjerrim të vërtetën e atij djali 27-vjeçar që i iku jeta, për një tapet dhe për një palë atlete shteti i mori jetën.

Dënimin që ai meritonte le ta kryente, 1 muaj, dy vite, tre vite le të dënohej dhe jo t’i merrnin jetën.

Që në fillim na thanë që i kanë dhënë metadon, e kanë kaluar në overdozë me metadon kur djali nuk ka përdorur asnjëherë metadon. Ne familjarët e tij që ishim të përditshëm me të nuk e dinim e as nuk e dimë se si i bëjnë këto manipulime që jo ka ka marrë metadon, jo ka qënë përdorues kokaine. Këto janë të gjitha rrena prandaj duhet të nxjerrin të vërtetën e djalit kush ja mori jetën. Në qoftë se shteti nuk merr masa ne do bëjmë vetgjyqësi, mos të na shohin që jemi të komunitetit rom. Do e gjejmë atë person se kush ia mori jetën​”, thotë Lulzim Mehmeti, kunati i Jani Rustemit.

të fundit

Asllani është gati, projektohet titullar në fundjavë ndaj skuadrës që e kërkonte me ngulm në merkato

Kristjan Asllani e ka parë nga TV ndeshjen që skuadra e tij e re, Torino, luajti këtë fundjavë ndaj skuadrës…

9 minutes ago

Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e…

21 minutes ago

BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme

Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me…

29 minutes ago

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është…

37 minutes ago

Vatër zjarri në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në malin e fshatit German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat. Flakët kanë…

53 minutes ago

I TMERRSHËM rrëfimi i Meghan Markle: “Në familjen mbretërore detyrohesha të…”

Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në…

57 minutes ago