Një ngjarje tragjike tronditi Sarandën në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Kamarieri 17-vjeçar Antonio Delilaj humbi jetën në “Orange Club” pasi e zuri poshtë ashensori, kavoja e të cilit u këput.
Lidhur me ngjarjen u arrestua Lulëzim Allkushi, 43 vjeç. Ky i fundit kishte montuar ashensorin që përdorej kryesisht për transport të mallrave.
Allkushi ka deklaruar pas arrestimit se montimi i pajisjes është bërë 4 vite më parë.
Ai ishte me profesion saldator dhe nuk ishte i licensuar për t’u marrë me aktivitetin e montimit të ashensorëve.
I arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, Allkushi ka treguar se gjatë këtyre 4 viteve nuk i ishte kërkuar që të kryente kontrollin e ashensorit në lokalin ku humbi jetën 17 vjeçari Antonio Deliaj.
“Para 4 vitesh më ka kontaktuar pronari i lokalit, Spiro Iliadhi. Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja”, ka thënë ai.
Në kërkim policia shpalli pronarin e lokalit, Spiro Iliadhin. 37 vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe punësim të paligjshëm.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia deklaroi të shtunën se shkak u bë këputja e kavos së ashensorit që shërbente kryesisht për transport materialesh për furnizimin e lokalit.
Ndërsa në reagimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbykjqyrjes së Tregut thuhej se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, ndaj edhe më herët nuk ka patur inspektime nga ky institucion./Albeu.com
87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo…
Demokrati Zohran Mamdani, i cili u betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, premtoi se do t'i jepte shembull…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes…
Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se…
Një banesë në lagjen Haxhiraj të Pukës është shkrumbuar totalisht nga flakët ditën e sotme. Për shkak të zonës ku…
Debatet në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP Albania” kanë fillur të bëhen gjithmonë e më të ashpra mes…