Ditën e sotme i është dhënë lamtumira 31-vjeçarit Visar Cengut, i cili mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të 3 janarit.
Ngjarja ndodhi pasi 31-vjeçari doli nga një lokal nate në Prizren.
None found
Një i afërm i viktimës, ka publikuar fotografi nga ceremonia e varrimit të 31-vjeçarit.
Bashkë më fotot, ai ka shpërndarë dhe fjalën e babait të viktimës, i cili ka thënë: “Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë”, citohet të ketë thënë Behar Cengu.
I dyshuari kryesor i vrasjes së Visart Cengu është Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”, i cili është pronar i lokalit ku kishte qëndruar viktima së bashku me shokun e tij Rufgen Shehu mbrëmjen kur u vra.
Shehu mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Sot në varrezat e qytetit në Kukës i dhamë lamtumirën e fundit të riut Visart (Behar) Cengu, 31 vjeçar, i cili u vra në makinë duke u larguar nga një lokal në dalje të Prizrenit.
Mijëra qytetarë kuksianë dhe miq të familjes Cengu nga Kosova kishin ardhur për ta përcjellë në banesën e fundit këtë të ri i cili kishte ardhur nga Franca për ta kaluar ndërrimin e moteve në vendlindje.
Kjo vrasje është përjetuar rëndë jo vetëm nga familjarët por edhe nga të gjithë kuksianët dhe miqtë e shumtë të familjes Cengu nga Kosova e mërgata.
“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë” u shpreh i ati i Visartit i cili bashkë me vëllëzërit e tij i kishte kontribuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës!
I lehtë i qoftë dheu Visartit e familjarëve Zoti iu dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. Qoftë kjo vrasja e fundit në mes të shqiptarëve!”, shkruhet në postimin e të afërmit të Cengut./Albeu/
Rrugët më të rëndësishme detare në botë po hyjnë në një fazë gjithnjë e më problematike, ndërsa transporti detar ndërkombëtar…
Aktori i njohur Gazmend Paja, ka thyer heshtjen pas sulmeve të fundit publike, duke theksuar se nuk mund të tolerojë…
Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës së sotme. Protesta para Parlamentit është shoqëruar me tensione dhe përplasje që…
Dhjetëra ish-funksionarë të LSDM-së, së bashku me deputeten aktuale Sllavjanka Petrovska, promovuan një lëvizje të re brenda hapësirës socialdemokrate, me…
Bleart Tolaj dhe Ilir Daja Sulmuesi Bleart Tolaj është kthyer në “mollë sherri” mes ekipeve të Ballkanit dhe Gjilanit [...]Read…
Kryeministri Edi Rama ka folur për incidentet para Kuvendit, kur protestues goditë me vezë makinat e deputetëve dhe u konfliktuan…