shqiperi

Varhelyi: Në Tetor shpresojmë të hapim kapitullin e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Muajin e ardhshëm Shqipëria do të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë për të drejtat themelore. Lajmin e ka dhënë në parlamentin hungarez komisioneri për zgjerimin, ende në detyrë, Oliver Varhelyi në kryeqytetin hungarez Budapest gjatë Konferencës Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP).

Para deputetëve Varhelyi deklaroi se Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte nga vendet anëtare të BE-së.
Komisioneri njoftoi gjithashtu ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, e cila nuk po arrin që të miratojë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, kusht për të cilin Brukseli nuk mund të tolerojë qeverinë e djathtë në pushtet në Shkup.

Të lidhura

None found

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në BE: Tani çështja që kemi përpara nuk është nëse do t’i pranojmë shtetet ballkanike në familjen evropiane, por kur do të ndodhë kjo. Sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht këto vende, aq më i fortë dhe më i qëndrueshëm do të jetë stabiliteti në kontinentin tonë. Në këto vite kemi marrë vendime të rëndësishme për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mbajtur me to konferencat e para ndërqeveritare.

Shpresoj që muajin e ardhshëm të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet bazë me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, në varësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Ne kemi hartuar dhe zbatuar instrumente si plani i rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për të përshpejtuar integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Optimizëm për fillimin faktik të negociatave për kapitujt e parë të anëtarësimit ka shfaqur edhe kryediplomati Hasani një ditë më parë, duke iu referuar relaksimit të marrëdhënieve me Greqinë pas daljes nga burgu të Fredi Belerit. Pritet që Athina të mos kundërshtojë mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare në muajin tetor, ndërsa çështja e pronave të minoriteteve do të monitorohet vazhdimisht gjatë procesit të negociatave.

Komisioneri Varhelyi tha se tashmë shtetet e Ballkanit kanë paraqitur planet e tyre për agjendat e reformave dhe ato do të vlerësohen individualisht në bazë të arritjeve.

të fundit

Osmani pas humbjes në Elbasan: Duhej fituar ky duel

Qatip OsmaniEdhe pse Laçi shënoi i pari në duelin me Elbasanin në fushë kundërshtare, bardhezinjtë nuk arritën të merrnin pikë…

2 minutes ago

Tre automjete përplasen në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një i lënduar dërgohet në spital

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të…

4 minutes ago

Protestat e Gen Z përfshijnë Europën, përplasje me policinë dhe bomba molotov nga Franca në Shqipëri

Protestat e të rinjve në disa vende të Europës, të zhvilluara për përmirësimin e arsimit dhe kushteve të jetesës, u…

8 minutes ago

Rezultatet e para të balotazhit në Bërvenicë publikohen nga KSHZ

KSHZ ka publikuar rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale në Bërvenicë.Nga 20.8 të vendvotimeve të përpunuara,…

30 minutes ago

Përfundon votimi në Bërvenicë, në pritje të rezultateve të para

Votimi në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës ka përfunduar.Qendrat e votimit, të cilat ishin të hapura…

30 minutes ago

Rain and heavy traffic/ Kilometre-long queues form on the Balldren-Milot road, drivers face long waits

Fluksi i shtuar i automjeteve gjatë fundjavës, i shoqëruar edhe me reshjet e shiut, ka sjellë trafik të rënduar në…

35 minutes ago