Categories: shqiperi

Ushtronin aktivitetin pa leje, bllokohen 7 mjete lundruese në Koman, gjoba për pronarët

Policia ka bllokuar 7 mjete lunduese në Liqenin e Komanit të cilat zhvillonin aktivitetin pa licencë. Pronarëve u janë vënë gjoba, ndërsa 4 prej tyre janë proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:

Të lidhura

None found

Ushtronin aktivitet tregtar pa licencë në liqenin e Komanit, ndëshkohen më masë administrative 7 pronarë të mjeteve lundruese.

4 prej tyre procedohen penalisht, iu bllokohen edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, në zbatim të planit të masave “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit” janë ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në digën e liqenit të Komanit janë evidentuar 7 shtetas që ushtronin aktivitetin me mjete lundruese, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit. Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, 4 prej tyre, shtetasit: M. K., 29 vjeç banues në Vau i Dejës, N. M., 22 vjeç banues në Vau i Dejës, A. M., 27 vjeç, banues në Durrës dhe E. Q. 46 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprat penale ”Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“. Gjithashtu, këtyre shtetase iu bllokun edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com

të fundit

Ismaili: PDK-ja do të jetë në Kuvend, jo në takimin e thirrur

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, bënë të ditur se Grupi Parlamentar i kësaj partie i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit…

1 minute ago

Kasami mbikëqyr punimet në aksin Tetovë–Prizren: Investim strategjik që forcon lidhjen me Kosovën

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në trasenë e rrugës Tetovë–Prizren,…

3 minutes ago

Manchester United vë në shënjestër mbrojtësin e Bayern Munichut

Klubi anglez, Manchester United e ka vendosur Kim Min-jaen në listën e lojtarëve që po monitoron për përforcimin e mbrojtjes.Sipas…

11 minutes ago

Besmir Semanaj: Edhe të majtët janë në protesta kundër Ramës, ndërkombëtarët po rishikojnë qëndrimin

Besmir Semanaj, ekspert IT, i ardhur nga Diaspora në protestën e Tiranës u shpreh në programin e drekës, në News24,…

25 minutes ago

Thaçi Denies Existence of Plan to Partition Macedonia and Threatens to Sue Ali Ahmeti on Arbën Xhaferi’s Behalf

Kreu i Partisë Demokratike për Integrim, Menduh Thaçi, e ka përgenjështruar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Thaçi tha se nuk…

28 minutes ago

Europa nën pushtetin e zjarreve, skena dramatike në Kroaci dhe qiell i nxirë në Greqi

Ka vazhduar përgjatë gjithë natës beteja me flakët pranë Brbinjit, në Dugi Otok të Kroacisë teksa terreni i vështirë dhe…

29 minutes ago