shqiperi

‘US Travel Weekly’: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian këtë verë

Ekspertët e industrisë thonë se turistët që udhëtojnë në Evropë nga SHBA-ja po i bëjnë gjërat ndryshe këtë verë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kostos dhe mënyrës sesi ata do i organizojnë pushimet e tyre evropiane, shkruan Nicole Edenedo në një artikull të botuar në revistën amerikane “US Travel Weekly”.

Sipas një raporti “Tendencat e vitit 2024” të publikuar nga “Instituti Ekonomik Mastercard”, turistët – pavarësisht nga të ardhurat – po fokusohen më shumë në “koston” e udhëtimit që planifikojnë të bëjnë jashtë vendit këtë verë, duke ndryshuar destinacionin ku zakonisht zgjedhin të vizitojnë, si dhe kur do të shkojnë dhe sa kohë do të qëndrojnë.

“Udhëtimi ‘i bazuar në çmim’ po ndodh globalisht, me udhëtarët që zgjedhin destinacione alternative që janë më të përballueshme për t’u vizituar si, në Azi, Amerikën Latine dhe Karaibe”, sipas raportit.

Kjo ka nxitur një rritje të kërkesës për të udhëtuar në vende si, Japonia dhe Argjentina dhe Republika Domenikane, destinacione ku çmimet e hoteleve janë më të ulëta dhe kostoja e përgjithshme i bën ato opsione tërheqëse dhe të përballueshme për adhuruesit e diellit dhe rërës.

Por, dëshira për t’i dhënë një rëndësi më të madhe kostos është veçanërisht e fortë në Evropë, ku çmimet mbeten më të larta se zakonisht për shkak të rritjes së kërkesës dhe inflacionit.

Pa shenja të uljes së çmimeve në horizont, ekonomistët e “Mastercard” thanë se turistët kanë filluar të bëjnë zgjedhje të ndryshme në vende më pak të njohura, si Shqipëria.

Turistët po zgjedhin të vizitojnë destinacione që janë më të përballueshme në Evropë gjatë pikut të sezonit veror, me vende si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia – ndër ato me rritjen më të lartë të trafikut të fluturimeve që nga viti 2019.

“Linjat e fluturimeve drejt Shqipërisë janë dyfishuar, duke rritur numrin e turistëve nga 12 milionë në 2019 në 17 milionë në 2023”, thuhet në raport.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, renditet e treta, pas Mynihut dhe Tokios, në listën e qyteteve kryesore në trend që turistët po rezervojnë fluturime për këtë verë midis qershorit dhe gushtit./ ATSH

të fundit

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 2 vatra aktive në orët e fundit, ja ku po ‘luftohet’ ende me flakët

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimi të Ministrisë së…

15 minutes ago

“Pashë babin të godiste mamin”, zbardhet dëshmia e njërit prej fëmijëve të 36-vjeçares

Një vrasje brutale ndodhi në Volos të premten pasdite, më 22 gusht, ku një burrë 40-vjeçar goditi për vdekje gruan…

44 minutes ago

4% më shumë turistë se në 2024/ Instat: Shqipëria u vizitua nga 6.6 milionë të huaj në 7 muaj

6.6 milionë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-korrik të këtij viti. Instituti i stattistikave ka publikuar raportin…

1 hour ago

Zjarr në zonën mes Dërmishit dhe Rumanxës, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

Mesditën e sotme, një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në bashkinë Finiq.  …

1 hour ago

Rritet konsumi i energjisë në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bën publike se 13 gushti, ishte dita me konsumin më të…

2 hours ago

E rëndë/ Ndërron jetë djali i reperit të njohur shqiptar

Dhimbje e madhe për familjen e reperit shqiptar Marin, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur djalin…

2 hours ago