Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave, duke e cilësuar një moment historik.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ketë vendim, mori fund një padrejtësi, ndërsa shton se faktorët ballkanikë që e duan Europën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan.
None found
Postimi i Metës:
Urime Kosovës sonë! Një padrejtësi mori fund. Parlamenti Europian vendosi që qytetarëve të Kosovës t’u liberalizohen vizat. Ishte padyshim diskriminuese që vazhdoi kaq gjatë izolimi i Kosovës, megjithatë e përgëzoj nga zemra çdo qytetar e çdo institucion të Kosovës për këtë hap të madh drejt integrimit europian.
Faktorët ballkanikë që e duan Europën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan. Europa ka ditur gjithnjë t’i vlerësojë qeveritë pro-evropiane, siç ka ndodhur me Shqipërinë kur arritëm liberalizimin në vitin 2009, siç po ndodh edhe sot në Kosovë.
/AlbEu.com/
E ardhmja e modelit legjendar Lancia Delta është vënë seriozisht në pikëpyetje, pasi emri i saj nuk figuron më në…
Administrata e kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani po shqyrton një urdhër për arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nëse…
Andres Iniesta beson se Spanja nuk duhet të përqendrohet vetëm te ndalimi i Lionel Messit në finalen e Kupës së…
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, akuzoi BDI-në për heshtjen lidhur me mosrealizimin e projektit të kanalizimit…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar…
Mërgim Vojvoda është zyrtarisht futbollist i ri i Udineses. Klubi italian ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës…