Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në “Opinion” se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është personazhi më i rëndësishëm politik nga të ndaluarit.
Ai theksoi se ish-kryebashkiaku ka lidhje direkte me kryeministrin dhe influenca e tij nuk është vetëm politike.
Artan Hoxha: Të premten në mbrëmje më kanë thënë që është firmosur nga SPAK urdhër-arresti për Vangjush Dakon. Sigurisht është një ngjarje vërtet e madhe, për mua është personazhi më i rëndësishëm deri tani.
Blendi Fevziu: Më i rëndësishëm, i ndaluar deri tani?
Artan Hoxha: Personazhi me ndikim politik, ekonomik, ku të duash…Unë ka qëlluar rasti që kam qenë në disa ambiente që…
Klodiana Lala: Pas ish-ministrit të Brendshëm ë?
Artan Hoxha: Më i rëndësishëm! Unë po të them, Vangjush Dako mund të ulte në tavolinë nja 7 ministra aty. Vangjush Dako është njeriu më i rëndësishëm nga të gjithë ata. Dhe kur është dhënë në korrik të 2019-ës vendimi nga DASH, që atë ditë kam thënë që ky mesazh nuk është për Vangjush Dakon, por për dikë më lart. Për atë që nxore ti dhe që tha “nuk vendosin ata se kë kam mik unë.” Vangjush Dako është lidhje direkte e Edi Ramës. Hapni arkivat, shihni kur u arrestua Saimir Tahiri, kush është personi që e pret te porta dhe e përcjell? Vangjush Dako!
Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt…
Valët ekstreme të të nxehtit që po përfshijnë pjesë të mëdha të Evropës kanë detyruar autoritetet në më shumë se…
Një javë pas sulmit kibernetik që goditi sistemet elektronike të Bashkisë së Tiranës, një sërë shërbimesh publike vijojnë të mos…
Tifozja e veçantë e Lionel Messit, 98-vjeçarja Paulina Kana, u rikthye me një tjetër mesazh për futbollistin, ndërsa pamjet kanë…
Një raketë e nisur nga Jemeni është pritur dhe rrëzuar nga ushtria izraelite. Ushtria e Izraelit në një deklaratë tha…