Segmenti i rrugës së Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës vijon të jetë problematik për të gjithë ata që qarkullojnë në të. Jo vetëm kur ka reshje shiu, por edhe tani me reshje dëbore, rruga është përmbytur nga vërshimi i ujit. Siç duket nga pamjet, më shumë se gjysma e rrugës poshtë urës që lidh dy lagjet e qytetit është e mbushur me ujë.
Qytetarët thonë se pjesa më e madhe e këtij uji vjen nga lagjja e re dhe janë ujërat e zeza të cilat rrjedhin në sipërfaqe si pasojë e dëmtimit të rrjetit nga punimet që po kryhen në këtë lagje.
Ndërkohë këto ujëra janë përzier edhe me ujërat e dëborës që ka nisur të shkrihet në zonë. Sakaq, prania e ujit ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve të cilat duhet të shmangin pellgun e krijuar poshtë urës dhe të rrezikojnë të përplasen me automjetet e tjera.
Kjo nuk është hera e parë që ujërat e zeza të lagjes së re të Bulqizës bëhen problem jo vetëm për ndotjen e mjedisit, por tashmë edhe për automjetet që përdorin rrugën e Arbrit për të lëvizur drejt Peshkopisë apo Tiranës.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot, mund të ndiheni të ndarë mes dëshirës…
Është publikuar edhe një klip me disa nga momentet në mes të Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt. Sërish u diskutua…
Kryetari i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori, gjatë një prononcimi për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se me vizitën…
Kryeministri Edi Rama u mburr sot se ishte i ftuar të mbante një fjalim në parlamentin izraelit, madje duke e…
Alba është e vendosur në dashurinë e saj ndaj Limit. Aq shumë, sa ajo e pranon se vetëm Limi ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin…