shqiperi

U themeluan në 2017, Berberi i bleu për pesë muaj. Lidhja e Begajt e Berberit në aksionet e DAAM ShPK (DOKUMENTET)

Kompanitë Net Grup dhe DAAM ShPK rezulton të kenë nisur aktivitetin në vitin 2017 ku e para është regjistruar në 23 gusht dhe e dyta ne 5 tetor të atij viti.

Sipas të dhënave zyrtare rezulton se janë disa momente që dy subjektet lidhen me njëra tjetrën. Drejtori  i ARRSH, tashmë i arrestuar, bleu aksionet e subjektit DAM në 14 shtator të vitit 2018 kundrejt 100 mijë lekëve ndërsa largohet si ortak Valter Begaj.

Ky i fundit ndërkohë kishte në pronësi kompaninë net grup që po ashtu e kishte themeluar dhe që deri këtë të enjte vazhdonte të jetë ortak i vetëm. 5 muaj më vonë berberi do të shiste sërish aksionet e kompanisë që bleu kundrejt një shumë prej 500 mijë euro ndërsa në dokumente thuhet se 8 mijë euro i mori jashtë zyrës noteriale e të tjerat do të shlyheshin me këste.

Lëvizjet vijojnë më tej kur sërish aksionet i blen në dhjetor të vitit 2021 themeluesi Valter Begaj kundërt 200 milionë lekëve që do të shlyheshin me tre këste për tre vite. Në këtë periudhë administrator i subjektit bëhet Ervis Lami.

Ky I fundit rezulton të ketë pasur angazhim edhe në subjektin tjetër Net Grup. Më konkretisht në tetor të vitit 2017 ai ka një prokurë nga begaj për të vepruar në emër të tij në banka por për jo më shumë se 500 mijë lekë.

Ndërsa në maj të vitit 2019 po me prokurë merr të drejta të firmosë kontrata e dokumente si dhe veprime të tjera në bankë.

Ndërkaq edhe adresat e dy subjekteve në dy momente bashkohen. Në vitin 2021 kur në të dy kompanitë aksioner bëhet Valter Begaj dhe në vitin 2023.

DOKUMENTET

 

 

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

2 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

2 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

2 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

2 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

3 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

3 hours ago